Postuar me: 12:10 12-06-2012

Për Republikën Çeke është shansi i fundit, ndaj Greqisë duhet fitore

Shperndaje
Etiketat

Dita e sotme futbollistike do të fillojë në orën 18:00 me sfidën mes Greqisë së Fernando Santos dhe Republikës Çeke të Bilek. Por ata që ndihen me siguri me shpatulla pas murit janë futbollistët çekë, të shkatërruar me rezultatin 4-1 në ndeshjen e parë të Grupit A nga Rusia. Prandaj një humbje e mundshme sot do të thoshte për çekët një lamtumirë e parakohshme nga turneu. Ndoshta Bilek do të ndryshojë diçka në sulm, ku Barosh përpara dhe Lafata pas tij nuk kanë impresionuar: a do të ketë hapësirë për Pekhart? Trajneri Bilek nuk e nënvlerëson Greqinë, doli e padëmtuar nga debutimi kundër Polonisë: “Kanë demonstruar forcën e tyre në ndeshjen e parë, nuk pësojnë kurrë shumë gola, do të duhet të jemi të duruar, të mbajmë topin dhe të mos e humbasim, siç bëmë në ndeshjen kundër Rusisë”. Bilek u kërkon të tijve një test krenarie dhe synon të marrë tri pikët e plota: “Sigurisht që duam të shënojmë, vazhdon ai. Ndeshjet do të jenë vendimtare dhe dëshirojmë të marrim 6 pikët e plota. Nuk mendoj që sot do të jetë një ndeshje më e vështirë, mendoj se kemi demonstruar se jemi një skuadër e fortë, edhe pse Greqia ka luajtur shumë mirë kundër Polonisë dhe nuk mendoj se mbrojtja e tyre është e dobët”. Trajneri tregon se i ka paralajmëruar të tijtë në lidhje me sulmuesit grekë, të cilët janë shumë ekspertë dhe të shpejtë, do të jenë të shumë rrezikshëm. Çdo minutë e ndeshjes do të jetë fondamentale për ne”. I gatshëm të japë ndihmesën është dhe Tomas Rosiçki. “Nuk dëshirojmë të shkojmë në shtëpi dhe do të luftojmë fort sot, siguron mesfushori i Arsenalit. Kjo skuadër meriton mbështetjen e tifozëve të saj për gjatë gjithë ndeshjes dhe shpresoj që sot nuk do të mungojë një gjë e tillë. Greqia nuk është një skuadër fizike, sikurse ka qenë në të kaluarën, por ka një mbrojtje të fortë dhe di të kundërsulmojë me shpejtësi”. Nga ana e saj, Greqia do të jetë e privuar nga çifti i saj i qendërmbrojtësve, të paktën të asaj që ishte titullare në fillimin e ndeshjes kundër Polonisë: i skualifikuar Papastathopoulos, i dëmtuar Avram Papadopoulos, por zëvendësuesi i tij Kyriakos Papadopoulos i Shalkes është qartësisht superior. Mundet të hidhet në fushë si titullar edhe Salpingidis, dhe Karagunis do të duhet të bëjë të harrohet gabimi nga pika e bardhë e penalltisë. Fernando Santos është i qetë: “Ekziston një atmosferë e bukur. Mbrohemi shumë mirë, tani do të duhet të përqendrohemi te kualitetet tona ofensive”.

12.06.2012

Burimi: Gazeta Shqip

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.