Postuar me: 12:04 13-06-2012

Për të shpëtuar vogëlushin 14 muajsh, 20 mijë euro dhe 2 muaj kohë

Shperndaje
Etiketat

Ka vetëm dy muaj kohë për t’i shpëtuar jetën Alketit, foshnjës që gjendet aktualisht në jetimoren e Tiranës e që duhet operuar në Itali

Njëzetmijë euro dhe maksimumi dy muaj kohë. Janë këto limitet nga varet jeta e vogëlushit Alket, i cili aktualisht ndodhet në jetimoren e Tiranës. Fëmija 14 muajsh, është fryt i një përdhunimi, i lindur më një defekt në zemër. Jeta e këtij vogëlushi flokëverdhë duket si e destinuar të ketë një rrjedhë negative, një rrjedhë që tani shoqata Patronesse, e cila vepron pranë spitalit Salesi të Ancona, duket se ka vendosur t’i ndryshojë drejtimin. Operacioni është marrë përsipër nga specialistët e repartit të kardiokirurgjisë së spitalit rajonal Torrette.

Është hapur një llogari bankare pranë Unicredit me këto koordinata – Iban: IT17G0200802619000102099102. Sapo të mblidhet shuma e nevojshme fëmija do të çohet në Itali dhe do të operohet brenda tre-katër ditësh. Drejtori i repartit të kirurgjisë, Marco Pozzi, shpjegoi se tani bëhet fjalë për një luftë kundër kohës sepse nuk dihet se sa i mbetet ende për të jetuar fëmijës, i cili ndodhet në këtë gjendje prej rreth një viti.

Nëse ai operohet me sukses dhe në kohë, jeta e tij do të ishte si e një fëmije normal dhe ka shumë mundësi që të adoptohet nga ndonjë familje italiane.

13.06.2012

 

Burimi: Gazeta Shekulli 

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.