Postuar me: 8:14 13-06-2012

Përleshje tifozësh, 100 të arrestuar, 10 të plagosur

Shperndaje
Etiketat

Në Kampionatin Evropian të Futbollit, që po mbahet në Poloni dhe Ukrainë, mbrëmë në xhiron e dytë të Grupit A, Polonia – Rusia barazuan 1:1, ndërsa Çekia mundi Greqinë me rezultat 2:1.

Në tabelën e klasifikimit të këtij grupi, kryeson Rusia me 4 pikë, e dytë është Çekia me 3, Polonia ka dy, ndërsa Greqia është e fundit me një pikë.

Para takimit ndërmjet Polonisë dhe Rusisë, simpatizuesit e të dy ekipeve janë përleshur në rrugët e Varshavës.

Raportohet se afro 100 vetë janë arrestuar, ndërsa së paku 10 vetë janë lënduar.

Sot në ndeshjet e xhiros së dytë të Grupit B, takohen Danimarka – Portugalia dhe Holanda – Gjermania.

13.06.2012

 

Burimi: Gazeta Panorama

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.