Postuar me: 11:50 27-10-2016

Përururohet Liceu Artistik (Burimi: Top Channel, www.top-channel.tv)

liceuKryeministri Edi Rama dhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj përuruan mëngjesin e së enjtes ambientet e reja te Liceu Artistik.

Kreu i qeverisë tha se “ Liceu prej shumë vitesh përjetoi një proces rrënimi të vazhdueshëm”, por kjo gjë ka ndryshuar tashmë.

“Prej vitesh mungonte vëmendja ndaj Liceut Artistik, por më në fund ia dolëm që Liceu të ketë pianot e reja, klasat e atelietë e reja, edhe pse projekti është i paplotë, pasi i duhet ende salla e re e koncerteve dhe audicioneve”, deklaroi Rama.

“Tashmë u mbetet mësuesve dhe nxënësve që të rrisin cilësinë. Ne do i mbështesim pasi duam që të bëhet një nga shkollat e ekselencës shqiptare, pasi për natyrën e saj është e dënuar që të jetë e tillë”, shtoi kryeministri.

Ndërsa kryebashkiaku Erjon Veliaj u shpreh: “Vendi ecën përpara vetëm me punë konkrete. Në hollin e hyrjes së shkollës ishte puseta e ujrave të zeza, sot lulishtja është çliruar edhe nga kioskat. Kjo është një shkollë ka prodhuar shumë emra të mëdhenj. Pavarësisht nëse do të jeni Ermonela Jaho i ri ose një artist i njohur qytetit, mezi pres të krenohemi me ju”.

Burimi: Top Channel

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.