Postuar me: 13:11 11-06-2012

Peshëngritje, Qerimajt i ulet dënimi në 2 vjet

Shperndaje
Etiketat

Dënimi i Erkand Qerimajt nga ana e Federatës Botërore të Peshëngritjes (IWF) është ulur në 2 vjet, vetëm një ditë pasi ishte dhënë vendimi i parë për 4 vjet. Kjo u botua në faqen zyrtare të IWF-së, ndërsa një ditë më parë aty ishte shënuar dënimi 4-vjeçar nga viti 2012 deri në 2016. Ky vendim, me dënim 2-vjeçar, ka mbërritur edhe në zyrat e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes (FSHP), ndërsa vetë sportisti ka deklaruar se nuk do të tërhiqet nga dërgimi i çështjes në Këshillin e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë në Zvicrës. “Nuk e di se çfarë loje po bëhet, – u shpreh Qerimaj. – Vetëm në një ditë dënimi është ndryshuar me dy vjet. Unë do të shkoj gjithsesi në KAS dhe do të kërkoj uljen e mëtejshme të dënimit. Në raste të tilla, dënimet nuk shkojnë më shumë sesa 6 muaj”.

09.06.2012

 

Burimi: Gazeta Panorama

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.