Postuar me: 19:05 30-11-2015

Petrit Vasili reagon në lidhje me situatën në Kosovë (Burimi: LSI, www.lsi.al)

IMG_4859

Petrit Vasili reagon në lidhje me situatën në Kosovë

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Petrit Vasili reagon në lidhje me situatën në Kosovë.

Vasili: Përshkallëzimi i konfliktit politik në Kosovë nuk i shërben zgjidhjes së problemeve dhe përparimit demokratik të vendit.

Vasili: Qeveria dhe opozita duhet të braktisin çdo formë përjashtuese apo bllokuese të të bërit politikë.

Vasili: Duhet rivendosur dialogu politik si i vetmi mjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve aktuale duke respektuar gjithmonë ligjin, institucionet dhe kuadrin kushtetues.

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me situatën e tensionuar në Kosovë.

Nëpërmjet një dekaratë për mediat, z. Vasili, tha se përshkallëzimi i konfliktit politik në Kosovë nuk i shërben zgjidhjes së problemeve dhe se qeveria e opozita duhet të rivendosin dialogun politik ti të vetmin mjet për të zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

“Përshkallëzimi i konfliktit politik në Kosovë nuk i shërben zgjidhjes së problemeve dhe përparimit demokratik të vendit. Qeveria dhe opozita duhet të braktisin çdo forme përjashtuese apo bllokuese të të bërit politikë dhe të rivendosin dialogun politik si të vetmin mjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve aktuale duke respektuar gjithmonë ligjin,institucionet dhe kuadrin kushtetues”, – tha z. Vasili në prononcimin e tij për mediat.

30.11.2015

Burimi: LSI

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.