Postuar me: 8:02 20-10-2016

Policia shqiptare pjesë e operacionit ndërkombëtar antikrim (Burimi: www.top-channel.tv)

europolNjë operacion ndërkombëtar kundër trafiqeve është kryer së fundmi në mbarë Europën, ku pjesëmarrëse ka qenë edhe policia shqiptare.

Operacioni i koduar “Ciconia Alba” është organizuar nga Europol dhe fokusi kryesor ka qenë në Gjermani, ku agjentë nga policia shqiptare janë dërguar në terren përkrah kolegëve gjermanë. Në një njoftim për shtyp thuhet se, në këtë aksion, që ka zgjatur një javë, kanë marrë pjesë 52 shtete dhe 5 agjenci ndërkombëtare kundër krimit të organizuar.

Në përfundim të tij janë sekuestruar 2.3 tonë kokainë, 181 mijë e 550 euro, ndërsa janë shpëtuar nga rrjetet e trafikut 529 persona. Numri i të arrestuarve ndërkohë është 314.

Operacioni komandohej nga një qendër koordinuese operacionale me bazë në selinë e Europolit, në Hagë. Nga ana e saj, Policia e Shtetit, përveç se me agjentë në terren, ka kontribuar edhe duke shkëmbyer informacione me policitë partnere. Informacionet e mbledhura gjatë operacionit antitrafik kanë çuar në nisjen e 449 hetimeve të reja.

Burimi: Top Channel

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.