Postuar me: 10:17 14-06-2012

Portugalia shpëton në minutat e fundit, mundet Danimarka, por zhgënjen Ronaldo

Shperndaje
Etiketat

Portugalia i jep një goditje klasifikimit të Grupit B, duke i treguar vendin pikërisht Danimarkës së mundur 3-2 në Lviv. Ndeshje intensive, në të cilën danezët rikuperuan dizavantazhin fillestar 0-2 me golat e Pepe dhe Postiga, falë një dopjete të Bendtner. Por në fund vjen goli i Varelas, i cili gjen cepin e duhur dhe tri pikët luzitane. Ata që prisnin Kristiano Ronaldon të shpërthente kanë mbetur të zhgënjyer: CR7 luan keq dhe gabon dy raste të pastra.

Shumë zhurmë, por pak emocione. Shumë ide, por asgjë konkrete. 23 minutat e para të ndeshjes Danimarkë-Portugali janë një miks konfuz i lojës në mesfushë dhe tentativave sporadike nga distanca. Por në minutën e 24-t është Pepe, ai që ndryshon rrjedhën e ndeshjes me një gol antologjik: goditje me kokë e bukur, me shpatulla nga porta, që çon topin në rrjetë. Gol i mrekullueshëm, sepse shuan vitalitetin e danezëve, duke i dhuruar edhe pak benzinë Kristiano Ronaldos, që duket më i shpejtë, por shumë rrallë është pjesë e lojës. Në minutën e 36-të vjen goli i dytë. Gjithçka për meritë të Nanit, që nga e djathta nis një asist, që Postiga, i markuar rreptë, e çon në kryqëzimin e shtyllave. Kombinim vdekjeprurës. Ndërsa trupa e Morten Olsen rigjen gjallërinë e entuziazmin dhe shfrytëzon menjëherë (në minutën e 41-të) një gabim të pafalshëm të mbrojtjes portugeze, të papërgatitur për pasimin e Krohn-Dehli për të lënë të lirë Bendtner, që duhet vetëm ta shtyjë në rrjetë. Dyzetepesë minuta kontradiktore, që shohin skuadrën cinike të Bentos në avantazh, por ku qarkullimi i topit (39%) është kundër realitetit të ndeshjes. Rast i jashtëzakonshëm i humbur në minutën e 5-të të pjesës së dytë nga CR7, që shpërthen në zonë dhe gjuan në trupin e portierit Andersen. Portugalia luan duke shfrytëzuar kundërsulmin. Por kjo nuk është dita për talentin e Realit. Danezët nga ana e tyre demonstrojnë limite të dukshme kualiteti. Rommendal dëmtohen, në vend të tij hyn Mikelsen, që karikon danezët dhe mbjell shpesh panik te reparti i Pepes e Bruno Alveshit. Bento fut Oliverën për Postigën, por rrezikon “blackout”-in difensiv të pësuar një golin e barazim nga Bendtner. Ronaldo gabon edhe më rëndë në minutën e 33-të, kur nuk shënoi golin më të thjeshtë të karrierës së tij, i vetëm përpara Andersen, por gjuajti lart. Bendtner nuk ndal më dhe në minutën e 80-të shënon me kokë golin e 2-2. Por zëvendësimi i Bentos, që fut Varelë për Raul Mereiles, vendos ndeshjen: pikërisht Varela merr një top nga Koentra dhe në provën e dytë gjen rrjetën. Nuk ka kohë më për Danimarkën, Portugalia rikthehet kështu në garë.

Shpëtimtari

Varela, tri minutat e fundit, realizoi golin e fitores 3-2 për luzitanët në një ditë jo të mirë dhe rikthen Portugalinë në garë me shpresa për kualifikim

 

Danimarkë-Portugali  2-3

DANIMARKA (4-2-3-1)

Stephan Andersen     ; Lars Xhakobsen, Simon Kjær, Daniel Ager, Simon Poulsen; Uilliam Kvist, Niki Zimling (Jakob Poulsen 17?); Denis Rommedahl (Tobias P. Mikelsen 60?), Kristian Eriksen, Mikael Krohn-Dehli (Lase Schone 90?); Niklas Bendtner.

Tr.: Morten Olsen

 

PORTUGALIA (4-3-3)

Rui Patrisio; Zhoao Pereira, Bruno Alvesh, Pepe, Fabio Koentrao, Raul Meireles (Silvestre Varela 84?), Miguel Velozo, Zhoao Mutinjo, Nani (Rolando 89?), Helder Postiga (Nelson Oliveira 64?), Kristiano Ronaldo.

Tr.: Paulo Bento

 

Gjyqtar: Kraig Thomson (Skoci)

Shënues: Bentner 41’, 80’ / Pepe 24?, Postiga 36’, Varela 87’

Kartonë të verdhë: Xh. Poulsen 56?, Xhakobsen 81? / Meireles 29?, K. Ronaldo 90?

14.06.2012

 

Burimi: Gazeta Shqip

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.