Postuar me: 11:28 16-06-2012

Presidencialet, Egjipti voton në raundin e dytë

Shperndaje
Etiketat

Egjiptianët votojnë sot në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Në garë janë anëtari i Vëllazërisë Myslimane, Muhamed Mursi, dhe kryeministri i fundit i regjimit të kaluar, Ahmed Shafik.

Tensionet politike në vend janë të larta dhe rreth 150,000 trupa do të kujdesen për sigurinë gjatë dy ditëve të votimit. Shumë egjiptianë druajnë se presidenca e Shafikut do të rikthente mënyrën e të sunduarit të Hosni Mubarakut, përderisa të tjerët shqetësohen se Mursi do ta çonte vendin drejt shtetit islamik.

Në raundin e parë të zgjedhjeve, muajin e kaluar, Mursi ka fituar 24.7 për qind të votave, ndërsa Shafik 23.6 për qind të tyre. Këto janë zgjedhjet e para presidenciale që nga rrëzimi i Mubarakut në revoltën popullore të vitit të kaluar.

16.06.2012

 

Burimi: Gazeta Panorama

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.