Postuar me: 12:23 12-06-2012

Presidenti i ri, Bujar Nishani: Do t’i ofroj respektin maksimal opozitës

Shperndaje
Etiketat

Presidenti i ri i vendit, Bujar Nishani, në daljen e tij të parë për mediat në këtë post të rëndësishëm, theksoi se është i gatshëm t’i ofrojë respektin maksimal opozitës dhe të gjitha institucioneve në Shqipëri, pavarësisht se nuk ka marrë votën e tyre në votimin e djeshëm.
“Do të doja edhe votën e opozitës në procesin e zgjedhjes, por ajo ka ushtruar të drejtën e sovranitetit të saj. Ajo që është e rëndësishme në fakt është se i ofroj respektin maksimal opozitës, ashtu si edhe të gjithë institucioneve të tjera në Shqipëri”, – tha Nishani.

Më tej presidenti i sapozgjedhur theksoi se, integrimi i mëtejshëm i vendit do të jetë një pjesë shumë e rëndësishme e axhendës së tij kur të marrë zyrtarisht detyrën, në fund të korrikut, atëherë kur mbaron edhe mandati i presidentit aktual, Bamir Topi.
Ndërkohë, më herët Nishani zhvilloi edhe një takim ndarjeje me stafin e tij në Ministrinë e Brendshme, ku vlerësoi veçanërisht punën e bërë për pasaportat biometrike, regjistrin elektronik por edhe kontributin në luftë kundër krimit.

12.06.2012

 

Burimi: Gazeta Shqip

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.