Postuar me: 13:45 12-06-2012

Presidenti, Kukan: Shans i humbur për Shqipërinë

Shperndaje
Etiketat

Eduard Kukan, kreu i delegacionit për Ballkanin Perëndimor në Parlamenti Evropian e ka cilësuar procesin e zgjedhjes së presidentit të Shqipërisë “një shans të humbur”.

Eurodeputeti duke i uruar Bujar Nishanit detyrën e re është shprehur se shpreson që të mund të jetë në gjendje për të unifikuar dhe prezantuar në mënyrë të pavarur dhe mbrojtjen e interesave të të gjithë qytetarëve.

“Zgjedhja e presidentit ishte një mundësi për të gjitha forcat politike në Shqipëri për të konfirmuar fjalët e tyre për dialog dhe bashkëpunim politik. Fatkeqësisht, ky proces ishte një mundësi e humbur. Kam frikë se pa rezultate të prekshme në përmirësimin e jetën politike, vendi gjithashtu mund të humb edhe mundësi shumë të rëndësishme”, shprehet Kukan.

“Sfidat me të cilat po përballet Shqipëria kërkojnë bashkëpunim politik për çështjet e brendshme dhe ato evropiane. Shpresoj që presidenti i ri do të ndërmarrë të gjitha hapat për ta bërë këtë pjesë të realitetit politik”, e mbyll deklaratën kreu i delegacionit për Ballkanin Perëndimor në PE.

12.06.2012

 

Burimi: Gazeta Shekulli

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.