Postuar me: 7:23 30-05-2012

Presidenti, Kuvendi pritet të votojë sot Xhazair Zaganjorin (burimi:Ora News)

Shperndaje
Etiketat

Kuvendi i Shqipërisë pritet të votojë sot Xhezair Zaganjorin, kandidatin e mazhorancës për postin e ri të shtetit. Mazhoranca vendosi mbrëmë të propozojë si kandidat të sajin për presidentin e ri të vendit anëtarin e gjykatës kushtetutese Zaganjori i cili u përzgjodh mes disa propozimeve të figurave po nga Drejtësia apo nga fusha e diplomacisë.

Sot para nisjes së seancës për votimin e parë, pritet që të ketë edhe një takim mes kryetarit të grupit parlamentar demokrat Astrit Patozi dhe atij të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi për të diskutuar rreth kandidaturës së Zaganjorit dhe për të marrë pëlqimin e opozitës.
Partia Socialiste është shprehur paraprakisht se kjo kandidaturë do të refuzohet pasi sipas saj nuk ka ardhur si produkt i një procesi bisedimesh mes të gjitha palëve.
Emri i Zaganjorit do të hidhet në votimin ku kërkohen 84 nga 140 vota të parlamentit, pra dhe konsensusi i opozitës por edhe nëse kjo e fundit nuk voton raundi do të quhet i realizuar. Dje, kryeministri Sali Berisha nuk e konsideroi aspak problematike mundësinë që raundi i parë të digjej pa kandidat në mungesë të konsensusit të opozitës.

Ndërkohë, sot pritet të shihet se si do të eci takimi mes dy kryetarëve të grupeve parlamentare, dhe rrjedha që do të marrë procesi nëse kandidatura e Xhezair Zaganjorit do të refuzohet nga socialistët.

Kush është Xhezair Zaganori

Prof.As.Dr. Xhezair Zaganjori lindi më 9 mars të vitit 1957 në Shkodër, Shqipëri.  U diplomua në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1981.  Që nga kjo kohë ai ka qenë lektor i së Drejtës Ndërkombëtare Publike, i të Drejtës Evropiane dhe i të Drejtave të Njeriut në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, në Shkollën e Magjistraturës dhe në Shkollën e Studimeve Evropiane, Tiranë. Gjatë viteve 1992-1997 ka qenë Ambasador i Republikës së Shqipërisë në RF të Gjermanisë.

Në vitin 1993 merr gradën shkencore “Doktor i Shkencave Juridike” dhe në vitin 2002 “Profesor i asociuar”. Ka qenë bashkëpunëtor shkencor pranë Institutit Max-Planck, Heidelberg. Në vitin 1991 është zgjedhur anëtar i Gjykatës së Pajtimit dhe Arbitrazhit pranë OSBE-së me seli në Vjenë. Është autor i një sërë botimesh shkencorë brenda dhe jashtë vendit.

Është pjesëmarrës aktiv në Kongrese e Konferenca të ndryshme ndërkombëtare brenda dhe jashtë vendit.  Që nga viti 2003 ushtron funksionin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.