Postuar me: 10:31 28-05-2012

Presidenti, shtyhet takimi i Berishës me Vangjel Dulen

Kryeministri Berisha pritej të takohej sot me kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dule, në kuadër të negociatave për presidentin, por takimi është shtyrë për nesër.

Takimi ishte parashikuar të mbahej në Kryesinë e Kuvendit, por është shtyrë për shkak të vizitës që kreu i PBDNJ-së po zhvillon në Greqi.

Ndërkohë, është i njohur qëndrimi i kreut të PBDNJ-së për të mbështetur kandidaturën e Fatos Nanos për president të vendit.

Takimi vjen një ditë pas negociatave të dështuara mes nënkryetarëve të PS-së dhe PD-së, Ruçi e Patozi.

Të gjitha negociatat me krerët e partive parlamentare për arritjen e një konsensusi për zgjedhjen e presidentit të ri janë zhvilluar deri tani në nivel kryetarësh, me përjashtim të atyre PD-PS, për të cilat janë caktuar dy ekipe negociatore që kryesohen nga nënkryetarët Ruçi e Patozi. / G.N.

Burimi:Shekulli

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.