Postuar me: 13:18 15-06-2012

Pretenca: 15 vite burg 8 komisionerëve të Dajçit

Shperndaje
Etiketat

LEZHE- Plot 15 vite burg dhe 2.4 milione leke gjobe ka kerkuar prokuroria e  Lezhës si denim per 8 komisioneret e Dajcit, vene nen akuze per shperdorim detyre dhe falsifikm ne zgjedhjet vendore te 8 majit.

Pala mbrojtese e te akuzuarve ka kerkuar kohe për të përgatitur mbrojtjen e klienteve te tyre. Pas kesaj eshte vendosur qe seanca te zhvillohet më datën 22 qershor ora 11:00.

Denoncimin ndaj tyre e beri kandidati i Aleancës për të Ardhmen, Rrok Rroku, i cili humbi zgjedhjet për kreun e komunës Dajç përballë Gjergj Doçit.

Të pandehur
Lulzim Paloka,         kryetar i QV (PD)
Ndoc Marku,         nënkryetar i QV (PS)
Mark Kola,         anëtar i QV (PS)
Zef Gjoni,         anëtar i QV (PBDNJ)
Pjetër Marku,         anëtar i QV (LSI)
Pal Prendi,         anëtar i QV (PD)
Gentian Kovaçi,         anëtar i QV (PD)
Gent Marku,         anëtar i QV (PS)

15.06.2012

 

Burimi: Gazeta Panorama

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.