Postuar me: 13:39 11-06-2012

Prishtinë, mblidhen kampionët shqiptarë

Shperndaje
Etiketat

Kosovë

Në rrugëtimin e tij për një rilindje të sportit shqiptar, deputeti i Partisë Socialiste, Fidel Ylli, është stacionuar në Prishtinë, duke i bërë për herë të parë bashkë, nën një himn dhe nën një flamur, shqiptarët kampionë bote, si Luan Krasniqi, Lorik Cana, Besart Berisha, Foto Strakosha dhe shumë sportistë të tjerë të njohur nga Shqipëria dhe Kosova. Deputeti Ylli ka kërkuar mbështetjen e politikës që sportistët shqiptarë të mos mbeten të shpërndarë nëpër botë. “Synimi i mbajtjes së këtij takimi është hedhja e ideve dhe strategjive të përbashkëta në fushën e sportit. Të gjithë e dimë se bashkimi nuk arrihet vetëm me vullnetin e një partie dhe as për një ditë. Duhet vullneti i dy qeverive. Le ta fillojmë me sportin”, theksoi Fidel Ylli.

 

 

Krasniqi

Një mesazh të rëndësishëm në këtë takim dha edhe kampioni i Europës, Luan Krasniqi, i cili përkrahu idenë për krijimin e komitetit të parë mbarëkombëtar të sportit

11 Qershor 2012

 

Burimi: Gazeta Shqip

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.