Postuar me: 14:05 14-06-2012

Prishtinë, vritet në zyrë shefi i Agjencisë së Privatizimeve

Shperndaje
Etiketat

Prishtinë – Dino Asanaj, shefi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, është therur në zyrën e tij me thikë mesditën e sotme. Asanaj ka ndërruar jetë pak pas sulmit, si pasojë e plagëve të rënda.

Menjëherë pas ngjarjes, ai u dërgua në spitalin e Prishtinës, ku iu nënshtrua një operacioni për plagët e rënda që kishte marrë në fyt dhe gjoks, por nuk arriti të mbijetojë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.

Identiteti i autorit dhe motivet janë ende të paqarta. Policia e Kosovës nuk ka dhënë asnjë detaj, por bën të ditur se po kryen hetime.

14.06.2012

 

Burimi: Gazeta Shekulli

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.