Postuar me: 8:15 14-06-2012

Procesi “Dajti”, gjyqtari Idriz Maklurti do kryesojë gjykimin

Shperndaje
Etiketat

Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar gjyqtarin Idriz Malkurti si kryesues i Kolegjit Penal në procesin ndaj Dritan Dajtit. Malkurti zëvendëson gjyqtaren Nertina Kosova, e cila u përjashtua nga gjykimi i kësaj çështjeje, pas zvarritjes së gjykimit që ka filluar disa vite më parë dhe ende nuk po përfundon. Ndërkohë, gjyqtari Fran Prendi është anëtari më i ri i Kolegjit Penal. Prej muajsh të tërë, Gjykata e Krimeve të Rënda nuk ka mundur të zhvillojë seancat gjyqësore si pasojë e mungesës së avokatëve. Duke marrë shkas nga zvarritja e këtij gjyqi, Ministria e Drejtësisë pohoi se kanë nisur procedurat për ndryshimet e ligjit “për avokatinë”, ku në projektligjin që do të kalojë në qeveri do të sanksionohen të gjitha masat ndaj avokatëve kryesisht që mungojnë në një proces gjyqësor.

14.06.2012

 

Burimi: Gazeta Shqip

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.