Postuar me: 14:24 14-06-2012

Prokuroria: 82 orë “punë publike” për këngëtaren Rezarta Shkurta

Shperndaje
Etiketat

Këngëtarja Rezarta Shkurta, e njohur ndryshe edhe si e fejuara e nipit të Enver Hoxhës, rrezikon të dënohet nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë, me “10 ditë punë të detyrueshme publike në të mirë të komunitetit”, nëse deklarohet fajtore për rrahjen e këngëtares Rozana Radi.

Prokurori i çështjes Ervin Karanxha, në mbyllje të shqyrtimit gjyqësor, me leje të gjyqtarit Gerd Hoxha, lexoi konkluzionet përfundimtare ndaj të pandehurës Shkurta, mbi të cilën rëndon akuza e “plagosjes së lehtë me dashje”. Sipas prokurorit, këtë akuzë e pandehura Shkurta e ka konsumuar dhe duhet të dënohet me 2 muaj heqje lirie, por, në aplikim të dënimeve alternative kjo masë dënimi t’i pezullohet, duke kërkuar përfundimisht nga togat e zeza dënimin e saj me 82 orë punë publike.

Për kryerjen e këtyre 10 ditëve punë publike, sipas prokurorit, duhet të ngarkohet sektori i “Shërbimit të Provës” në Tiranë, për mbikëqyrjen e zbatimit. Kjo masë dënimi, është kërkuar ndaj Shkurtës, pasi është paditur për rrahje nga kolegia e saj, këngëtarja Rozana Radi, duke i sjellë, sipas akuzës, dëmtime të ndryshme në fytyrë dhe trup.

Seanca e djeshme gjyqësore, ishte e 22-a për nga numri, ku kanë dëshmuar disa dëshmitarë të akuzës, mes tyre këngëtarët Sinan Hoxha, Valbona Mema si dhe vetë nipi i familjes Hoxha, Ermali. Pas leximit të pretencës nga prokurori i çështjes, gjyqtari Hoxha ndërpreu seancën gjyqësore për t’i lënë kohë avokatit mbrojtës të përgatitë pretendimet përfundimtare në këtë proces gjyqësore.

Sipas pretencës, zënka mes këngëtareve Shkurta dhe Radi ka ndodhur mesnatën e 8 dhjetorit 2010 në afërsi të Liqenit Artificial. Dëmtimet e Radit i kanë konstatuar ekspertët e Mjekësisë Ligjore si dhe dëshmitarët Mema dhe Hoxha.

14.06.2012

 

Burimi: Gazeta Shekulli

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.