Postuar me: 20:19 07-07-2015

Prononcim për mediat i Kryetarit të Komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare, z. Spartak Braho (Burimi: LSI, www.lsi.al)

lajm-shqip PrononcimPrononcim për mediat i Kryetarit të Komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare, z. Spartak Braho

Pas përfundimit të seancës dëgjimore me Ministrin e Brendshëm z. Saimir Tahiri, lidhur me ngjarjen dhe angazhimin e strukturave përkatëse të Policisë së Shtetit mbi zhvillimet e fundit të ndodhura në Lazarat, Kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare, z. Spartak Braho dha një prononcim për mediat.

Në fjalën e tij, z. Spartak Braho shprehu besimin se strukturat e Policisë së Shtetit dhe i institucioneve të tjera shtetërore do të arrijnë që të luftojnë krimin në Lazarat dhe në të gjithë Shqipërinë.

“Komisioni i Sigurisë Kombëtare sipas procedurave organizoi këtë llogaridhënie të  ministrit dhe të përfaqësuesve të tjerë të Policisë së Shtetit me qëllim jo vetëm informimin, por dhe solidarizimin me aksionin e suksesshëm të Policisë së Shtetit dhe për përcaktimin e masave për të ardhmen. Policia e Shtetit, Qeveria, tërë strukturat e qeverisë të kësaj mazhoranca do ta çmontojnë nga rrënjët inkubatorin kriminal të Lazaratit dhe tërë Lazaratët e tjerë të Shqipërisë”, theksoi z. Braho.

 

07.07.2015

Burimi: LSI

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.