Postuar me: 20:21 13-11-2015

Prononcimi për mediat i Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta (Burimi: LSI, www.lsi.al)

IMG_3544

Prononcimi për mediat i Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta.

Prononcimi për mediat i Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta.

Z. Meta çfarë u diskutua sot në takim me Kryeministrin Edi Rama dhe anëtarët e tjerë të kabinetit qeveritar?

Besoj se ishte një takim shumë i dobishëm. Duke dëgjuar edhe vërejtjet tuaja për mungesën e takimeve gjatë muajit gusht, ne po intensifikojmë takimet tani në fund të vjeshtës dhe në fillim të dimrit. Natyrisht që sot një temë shumë e rëndësishme ishte diskutimi për Progres-Raporti dhe të gjitha angazhimet që duhen ndërmarrë për t’iu përgjigjur të gjitha shqetësimeve që ka ky Progres-Raport, sidomos në sektorë më të rëndësishëm, ku janë ndërmarrë dhe një sërë reformash që duhet të japin rezultate dhe më të prekshme.

Z. Meta si po shkon koalicioni mes LSI-së dhe PS-së?

Mendoj që ky është një koalicion shumë i qëndrueshëm dhe është një koalicion që po funksionon në mënyrë mjaft konstruktive dhe të dobishme. Problemi ynë është se, kur nuk takohemi për shkak të pushimeve, ju gjithmonë konstatoni se ka krizë në koalicion. Por edhe ku takohemi në mënyrë të vazhdueshme, ju përsëri duke dëgjuar thirrjet e Doktorit nga “Facebook”-u, merrni ngarkesat e diskutimeve për probleme të koalicionit…

…Edhe kur largohen deputetët e LSI-së nga seanca plenare?

Kjo është një vërejtje për z. Braho. Mendoj se qëndron, sepse është nga më të rregulltit. Por absolutisht që edhe këtë shqetësim do ta kemi në konsideratë që të ketë një prezencë sa më të madhe të deputetëve gjatë gjithë kohës që zhvillohen punimet.

Do të kërkoni ndryshim të tjera në qeveri, të paktën të ministrave që janë të LSI-së dhe a u diskutua një gjë e tillë në takim?

Diskutimi mbi Progres-raportin dhe dinamikat mbi reformat që janë ndërmarrë dhe që kërkohen për të ardhmen kanë qenë temat kryesore. Lidhur me ndryshimet në qeveri, është bërë një traditë, sipas të cilës që në ditën e parë që bëhet qeveria fillon të flitet për ndryshime. Në rast se i referoheni rastit të z. Naço, mendoj se ka qenë një dorëheqje e tij, teksti i të cilës është bërë publik. Pastaj, sa i takon shpifjeve të tjera, më duken fare pa kuptim. Thuhet pse u bë z. Manjani ministër, kur dihet që ai ishte zv.ministër me të njëjtin Kryeministër, pra me z. Rama, dhe dihet që është një ekspert shumë i mirë në fushën e drejtësisë, ashtu sikurse është një figurë publike mjaft aktive. Natyrisht që çdo lëvizje apo ndryshim është bërë në konsultim me Kryeministrin, sipas Kushtetutës atij i takon të ndërmarrë vendimet kryesore.

Z. Braho ka deklaruar ndryshe nga ju se është e nevojshme të ketë impulse të reja, madje shumë shpejt brenda dhjetorit…

Nëse z. Braho si Kryetar i Komisionit për Sigurinë Kombëtare ka informacione të veçanta, të rezervuara, të cilat nuk i ndan as me mua kjo është tjetër çështje, por akoma më thellë, sepse z. Braho është sa i LSI-së aq edhe i PS-së dhe është një garanci për funksionimin e koalicionit. Kështu që shpresojmë që gjithë Qeveria, Parlamenti, të gjitha institucionet t’i përgjigjen Progres-Raportit me një angazhim akoma më të vendosur, më konkret dhe më rezultativ. Ky ka qenë edhe qëllimi kryesor i takimit të sotëm.

Z. Meta, në takim ishin edhe tre ministra, z. Tahiri, z. Gjiknuri dhe z. Beqaj, të cilët rastësisht janë ministria më të kritikuar nga opozita. Ju ç’mendim keni për performancën e tyre, të kritikuar dhe të akuzuar për përfshirje në tendera të ndryshëm korruptivë?

Opozita nuk ka lënë ministër pa kritikuar dhe kjo është çështja e saj. Ne në takim kemi qenë për të folur Progres-Raportin, siç e thashë, dhe kemi diskutuar me ministrat për reforma në fushat, që ata mbulojnë të cilët kanë nevojë për një mirëkuptim më të gjerë dhe për një mbështetje sa më të madhe.

13.11.2015

Burimi: LSI

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.