Postuar me: 6:59 13-06-2012

PS mbush 21 vjeç, Rama:Jemi në një periudhë sfidash

Shperndaje
Etiketat

Në takim ishin të ftuar aleatët dhe trojka e ambasadorëve

Partia Socialiste ka shënuar sot 21-vjetorin e themelit të saj. Kreu i selisë rozë, Edi Rama gjatë fjalës së tij ka nënvizuar se udhëheqja e selisë rozë gjendet në periudhë sfidash, ndërkohë që ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë bashkëpunëtorëve dhe të gjithë atyre socialistëve të cilët kanë kontribuar në historinë dhe vijojnë të mbrojnë ende vlerat e partisë. Në këtë takim brezash, që u zhvillua në lokalin pranë PS-së ishin të ftuar edhe aleatët e partisë më të madhe opozitare si dhe trojka e ambasadorëve. Ndërkaq sot të rinjtë socialist kanë rikonfirmuar dhe për një mandat të dytë Erisa Spiropalin, si drejtuese e FRESSH. Ndonëse se me një fitore të ngushtë përballë një tjetër garueseje për këtë post, Maria Myridinas, Spiropali i ka rrëmbyer fitoren koleges së saj më të re, duke u rizgjedhur sërish në krye të FRESSH.

12 qershor 2012

 

Burimi: Gazeta Shqip

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.