Postuar me: 14:10 17-06-2015

Pse janë kaq të shpenguar qeveritarët grekë, edhe pse ndodhen në prag të falimentimit? (Burimi: Gazeta Tema, www.gazetatema.net)

lajm-shqip qeveritarët grekëMinistri grek i Financave jep intervista dhe flet nëpër podiume. Që politikanët grekë mbeten kaq të shpenguar, ka një shkak të thjeshtë: ka kohë që e kanë kthyer BQE-në bashkëpunëtore të tyre.

Grekët luajnë një lojë fare të paskrupullt, thotë eksperti këlnas i financave dhe i ekonomisë, Max Otte:

“Sa më gjatë zgjat pokeri, aq më shumë para duhet t’u përcjellë atyre Banka Qendrore Evropiane.” Me këtë ai ka parasysh kredi emergjente, të cilat Banka Qendrore greke ua jep bankave vendase me lejen e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), duke i mbajtur ato kështu në jetë. E thënë ndryshe: Bank of Greece i shtyp vetë bankënotat për bankat greke, të cilat përndryshe nuk do të kishin më qasje tek paratë. Këto kredi emergjente quhen ndryshe edhe ELA (Emergency Liquidity Assistance).

Që kur në pushtet ka ardhur aleanca e majtë Syriza, bankat në Greqi vuajnë edhe më shumë nga tërheqjet e kapitalit. Muaj për muaj grekët tërheqin para në shuma miliardëshe nga bankat e tyre. Kur bankat vuajnë për një kohë të gjatë nga mungesa e parave, ato në fakt falimentojnë. Por bankave të falimentuara nuk lejohet t’u jepen kredi emergjente. “Kufiri midis ELA-s dhe zvarritjes së shpalljes së konkursit është i papërcaktuar”, thotë Elke König, shefe e Agjencisë së Mbylljes së Bankave, Single Resolution Board.

Edhe Presidenti i Bankës Federale Gjermane, Jens Weidmann e shikon në mënyrë kritike këtë praktikë, që Këshilli i BQE çdo javë e zgjeron kuadrin për kredi ELA, duke e çuar së fundi në 83 miliardë euro. Kjo në një kohë kur shuma e mbajtjes përgjegjësi nga Banka Qendrore Greke, sipas Presidentit të ifo-s, Hans-Werner Sinn është vetëm 41 miliardë.

Dobitë e kredive ELA janë të mëdha

Interesante është edhe ajo që ndodh me kreditë emergjente. Me to paguhen fillimisht kreditë që u ka ardhur radha të paguajë Athina. Kështu shteti grek ruhet nga paaftësia për të paguar – pra një financim indirekt i shtetit, gjë që në bazë të statutit të BQE nuk është i lejuar. Së dyti, me këtë mbushen boshllëqet e krijuara për shkak të largimit të kapitalit në banka. Edhe kreditë private financohen me to, thotë Hans-Werner Sinn: “Grekët kanë shtypur vetë dhe i kanë dhënë hua përmes bankave ekonomisë private 115 miliardë euro shtesë, pra përtej nevojës normale për paratë”, tha Sinn në bisedë me DW. Paratë nxirren jashtë vendit ose futen në valixhe, thotë ai. “Këto para janë në rast të daljes së Greqisë nga eurozona para greke. Këto para ata i kanë siguruar. Kurse kërkesat e pambuluara të sistemit euro atëherë duhet t’i harrojmë”.

Një biznes me vlerë për Greqinë

Sa më shumë që zgjaten negociatat, sa më shumë kredi emergjente që mblidhen, aq më të mëdha bëhen rreziqet e humbjes për vendet e tjera evropiane. Edhe nëse Grexit nuk ka qenë asnjëherë kaq pranë sa tani, ekonomisti Otte beson se edhe këtë herë nuk do të ndodhë: “në parim, politikanët kryesorë thonë: ne do t’i bëjmë gati të gjitha, të dashur grekë, jo vetëm duhet ta afroheni pak me pozicionin tonë”. Derisa qeveria greke të shprehë gatishmërinë për këtë hap, mund të kesh besim tek BQE. Ajo ka deklaruar tashmë se do të vazhdojë ta përdorë instrumentin e ELA-s.

 

17.06.2015

Burimi: Gazeta Tema

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.