Postuar me: 10:44 12-06-2012

Pubet dhe lokalet e natës, pa muzikë pas orës 24:00

Shperndaje
Etiketat

Udhëzimi 

Instituti i Shëndetit Publik, Ministria e Mjedisit dhe Drejtoria e Policisë nënshkruajnë udhëzimin për mbajtjen në kontroll të nivelit të zhurmave në zonat turistike, ndërkohë që palët duhet të raportojnë edhe lidhur me abuzimet mjedisore që mund të bëhen gjatë stinës së verës.

Për mjediset e hapura, orari i lejimit të veprimtarive, për ditën e premte dhe të shtunë do të jetë nga ora 19:00 deri në orën 24:00, ndërsa për ditët e tjera të javës nga ora 09:00 deri në orën 23:00, në përputhje me nivelin e lejuar të zhurmës.

Strukturat vendore të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me strukturat ekzekutive të njësive të qeverisjes vendore, mbështesin dhe garantojnë ushtrimin e veprimtarisë normale të Inspektoratit të Mjedisit me kërkesën e tij, për ekzekutimin e vendimeve të marra nga ky organ ndaj subjekteve që gjenerojnë zhurma në kundërshtim me ligjin.

Në zbatim të kompetencave ligjore, Njësitë e Inspektoratit në Agjencitë Rajonale e Mjedisit në nivel qarku do të programojnë dhe bashkërendojnë punën me institucionet dhe organet e tjera shtetërore lidhur me ushtrimin e kontrolleve periodike për monitorimin e situatës mjedisore në qendrat e banuara dhe zonat turistike e bregdetare, si dhe të inspektimeve verifikuese në rastet e ankesave të komunitetit.

Në zbatim të kompetencave ligjore, Inspektorati Sanitar Shtetëror do të programojë dhe bashkërendojë punën me institucionet e tjera shtetërore lidhur me ushtrimin e kontrolleve periodike për monitorimin e situatës në qendrat e banuara dhe zonat turistike e bregdetare, si dhe të inspektimeve verifikuese në rastet e ankesave të komunitetit.

12.06.2012

 

Burimi: Gazeta Shqip 

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.