Postuar me: 7:48 15-06-2012

Qeveria e Kosovës nën hetim

Shperndaje
Etiketat

Qeveria e Hashim Thaçit ka disa zyrtarë, të cilët ndodhen nën hetime, pasi akuzohen për vepra të ndyshme penal. Këtë fakt e bën të ditur “Koha Ditore”.

Vetë kryeministri Hashim Thaçi është nën hetime për akuzat e Dick Marty-t.

Zëvendësi i tij, Hajredin Kuçi, është nën hetime për shkak se muaj më parë i ka dhënë leje në mënyrë të paligjshme, Astrit Haraçisë, që ta vizitonte në burg, ish-sekretarin e MSH-së, Ilir Tolajn.

Zëvendësi tjetër i Thaçit, Bujar Bukoshi, është nën hetime për shpërdorim të detyrës zyrtare.

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli është nën hetime për konflikt interesi nga Agjencia Kosovare kundër Korrupsionit. Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, është nën hetime për skandalin me patentat.

Zëvendësministri i Financave, Astrit Haraçia, është i akuzuar për shpërdorim të detyrës zyrtare në lidhje me dy filma që kishte financuar sa ishte ministër i Kulturës. Dhe në fund kësaj liste i është bashkuar edhe Ramadan Gashi, tashmë i akuzuar.

14.06.2012

 

Burimi: Gazeta Shekulli

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.