Postuar me: 22:18 12-07-2015

“Qeveria të heqë taksën e qarkullimit” (Burimi: Gazeta Shekulli, www.shekulli.com.al)

lajm-shqip QeveriaPartia Demokratike denoncon rritjen e çmimit të naftës në vend, që po arrin sipas saj shifra rekord, duke shkaktuar dhe më shumë kosto e varfëri tek qytetarët. Demokrati Gerti Bogdani fajësoi qeverinë për këtë situatë, e cila sipas tij, nuk ndërhyn për t’u ardhur në ndihmë konsumatorëve. “Çmimi i naftës ka arritur deri në 190 lekë litri, më i shtrenjti në rajon e më gjerë, duke ndikuar në shtrëngimin edhe më tej të jetesës. Ndërkohë, Edi Rama vazhdon me kokëfortësi te mbaja taksat e rritura mbi qarkullimin, duke refuzuar të ulë kështu çmimin e naftës”, tha Bogdani.

Sipas tij, Shqipëria është i vetmi vend që çmimi i naftës vazhdon të rritet, ndërkohë që prej dy vitesh nuk rritën me asnjë qindarkë pagat e pensionet. “Nga këto tarifa e çmime skandaloze po përfitojnë miqtë dhe klientët e qeverisë, që pasurohen çdo ditë në kurriz të qytetarëve”, ka shtuar Bogdani. Në emër të PD-së, Bogdani i bëri sërish thirrje qeverisë “të heqë taksën e qarkullimit dhe të ulë kështu çmimin e naftës, që të lehtësojë jetën e shqiptarëve”.

 

12.07.2015

Burimi: Gazeta Shekulli

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.