Postuar me: 9:42 11-06-2012

Racizmi & dhuna, UEFA heton Rusinë

Shperndaje
Etiketat

Reagimi

UEFA nuk do të tolerojë asnjë shenjë dhune apo racizmi gjatë Kampionatit Europian dhe do të përdorë dorën e hekurt ndaj të gjitha federatave, tifozët e të cilave prishin festën dhe qetësinë e kompeticionit. Qeveria e futbollit pritet të marrë një masë të rëndë ndëshkuese ndaj Federatës Ruse, pas dhunës që tifozët e saj, siç tregojnë dhe pamjet, ushtruan ndaj punonjësve të stadiumit të Vroclav, në suksesin 4-1 të përfaqësueses së Dik Advokat ndaj Republikës Çeke. Komisioni i Disiplinës së UEFA-s do të marrë në shqyrtim çështjen ditën e mërkurë dhe Federata Ruse rrezikon një gjobë të madhe financiare dhe një paralajmërim.

 

Incidenti

Tjetër përleshje tifozësh në Poznan

Kampionati Europian i Futbollit nuk po mundet të shpëtojë nga dhuna, ndërsa është regjistruar edhe episodi i dytë i përleshjeve mes tifozëve. Polakë dhe irlandezë u kacafytën. Pavarësisht nga dëshirat e mira, sërish duket se nuk është e mundur që dhuna të mos jetë e pranishme në Kampionatin Europian. Radhën e kishte Poznani, qyteti polak ku Irlanda u ndesh me Kroacinë dhe ku tifozët u përleshën përpara takimit, veçse palët në konflikt ishin polakët asnjanës dhe irlandezët. Policia ndërhyri dhe arrestoi 14 vetë, ndërsa përleshjet ndodhën në sheshin qendror të qytetit, në orët e hershme të mëngjesit të së dielës.

11 Qershor 2012

 

Burimi: Gazeta Shqip

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.