Postuar me: 13:08 12-06-2012

Rama: Presidenti i ri, goditje e rëndë për integrimin

Shperndaje
Etiketat

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi se zgjedhja e presidentit të ri të vendit në mungesë të një konsensusi mes pozitës dhe opozitës është një goditje e rëndë për çështjen e madhe të bashkimit të Shqipërisë me Europën.
Rama më tej e cilësoi presidentin e zgjedhur vetëm me votat e mazhorancës si një noter partiak, i cili nuk mund të jetë në funksion të unitetit të kombit tonë.
“Ne u përpoqëm t’i jepnim Shqipërisë mundësinë për statusin kandidat në Bashkimin Europian. Europa sot është më larg se dje dhe Shqipëria është më larg se familja europiane. Ne socialistët jemi ende më të vetëdijshëm për domosdoshmërinë e ndryshimit për ta rilindur Shqipërinë dhe për ta bërë atë një pjesë të pandashme të Europës”, – tha Rama.
Këto deklarata të kreut të PS u bënë gjatë zhvillimit të kongresit zgjedhor të FRESSH-it, nga ku pritet të dalë edhe drejtuesi i ri i kësaj strukture të të rinjve socialistë.
Presidenti i sapozgjedhur, Bujar Nishani arriti të merrte 73 vota gjatë seancës së djeshme, ndërkohë që dy vota ishin të pavlefshme dhe një kundër.
Opozita ishte e pranishme në sallë, por refuzoi të bëhej pjesë e votimit të një kandidati sipas tyre tërësisht jo konsensual dhe politikisht të implikuar.

12 qershor 2012

Burimi: Gazeta Shqip

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.