Postuar me: 10:15 27-10-2016

Rama: Vlerësimi pozitiv i BB për ndërtimin, falë reformimit të sistemit (Burimi: Top Channel, www.top-channel.tv)

e-lejetKryeministri Edi Rama ka përshëndetur përmes profilit të tij në Facebook raportin e Bankës Botërore (BB), që thekson se vendi ynë ka bërë përparime të ndjeshme sidomos në fushën e ndërtimit.

Raporti i “Doing Business” (Të bësh biznes) e ka renditur Shqipërinë në vendin e 58. Meritën për këtë vlerësim pozitiv, Kryeministri ja faturon reformimit të sistemit në këtë sektor.

“Falë reformimit rrënjësor të mekanizmit të lejeve të ndërtimit Shqipëria, sipas raportit prestigjoz së Bankes Botërore, ka shënuar një progres mbresëlënës në këte fushë, duke lehtësuar në mënyrë shumë të ndjeshme lejen e ndërtimit”, shkruan Rama.

Në raportin e saj, Banka Botërore thotë se gjatë periudhës 2015-2016 Shqipëria ka bërë përmirësime themelore në kuadrin rregullator lokal në tri fusha kryesore.

Së pari, është bërë më e lehtë marrja e lejeve të ndërtimit pas heqjes së moratoriumit dhe rikthimit të dhënies së lejeve të ndërtimit.

Së dyti, është kryer reformimi i procesit të inspektimit përfundimtar, si dhe i marrjes së çertifikatës së përputhshmërisë.

Dhe së treti, sigurimi i energjisë elektrike u bë më i lehtë duke përshpejtuar procesin për marrjen e një lidhjeje të re në rrjet. Gjithashtu, pagesa e taksave është bërë më e lehtë përmes një sistemi online për deklarimin dhe pagesën e taksave.

Burimi: Top Channel

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.