Postuar me: 22:55 12-07-2015

Raporti, të huajt që punojnë në Shqipëri (Burimi: Gazeta Shekulli, www.shekulli.com.al)

lajm-shqip RaportiNë vendin tonë janë mbi dy mijë shtetas të huaj të punësuar, të pajisur me leje punësimi nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit. “Open Data Albania” ka hulumtuar shtetas të huaj të pajisur me leje qëndrimi e që jetojnë e punojnë në Republikën e Shqipërisë për periudhën 2011-2014.

Aktualisht janë 2504 shtetas të huaj, të pajisur me leje punësimi nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit. Në periudhën 2011-2014 numrin më të madh të lejeve të punës për të huajt e shënon viti 2012, me 2499 leje, nga të cilat 2199 për punëmarrës, 275 të vetëpunësuar dhe 25 për investitorë. Në dy vitet në vazhdim, ky numër ka ardhur duke u ulur.

Shtetasit e huaj, që kanë zgjedhur të jetojnë e punojnë në Shqipëri, janë të pajisur me leje pune në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Aktiviteti ekonomik me numrin më të madh të lejeve të punës për të huajt është Ndërtimi, i cili përbën 29% të totalit të lejeve. Në këtë sektor janë lëshuar 596 leje nga 2 054 që janë lëshuar në total. Sektorë të tjerë me numër të lartë lejesh janë: Tregtia dhe Shërbimet me nga 288 leje secila, Industria Përpunuese me 246 leje, Minierat dhe guroret me 226 leje etj.

Personat që kanë zgjedhur të jetojnë e punojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, të cilët janë të pajisur me leje pune, më së shumti kanë shtetësi turke dhe zënë 52% të totalit të shtetasve të huaj që janë të pajisur me leje pune në Shqipëri. Këta shtetas pasohen nga ata kinezë me 12%, ata kanadezë me 8%, kosovarë me 4% etj. Janë 1 068 shtetas turk, 246 kinezë dhe 164 kanadezë që punojnë në Republikën e Shqipërisë sipas raporteve të Shërbimit Kombëtar të Punësimit.

 

12.07.2015

Burimi: Gazeta Shekulli

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.