Postuar me: 10:05 13-07-2015

Reforma në Drejtësi, Lu e Vlahutin takojnë Xhafajn (Burimi: Gazeta Tema, www.gazetatema.net)

lu-vlahutin-300x188

Reforma në Drejtësi

Ambasadori amerikan Donald Lu dhe ajo e Bashkimit Europian Romana Vlahutin zhvilluan një takim paraditen e sotme me Kryetarin e Komisionit parlamentar të Ligjeve Fatmir Xhafaj.

Takimi i zhvilluar në Kryesinë e Kuvendit mendohet se kishte në qendër të tij reformën në drejtësi. Takimi vjen në një kohë kur Partia Demokratike ka ndërprerë bojkotin ndaj Komisionit të Posacëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi, ndërsa ka paraqitur 6 emra si përfaqësues të saj.

PD kërkon që komisioni të respektojë parimin e barazisë së përfaqësimit në komision mes pozitës dhe opozitës, por kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci ka deklaruar se rregullat nuk mund të ndryshohen në mes të lojës.

Mazhoranca druhet se opozita mund të përdorë barazinë e përfaqësimit në Komision për të bllokuar realizimin e një prej reformave më të rëndësishme në vend, e cila parashikohet të përmbyllet në vjeshtën e këtij viti.

Duket se kjo situatë ka vënë në lëvizje diplomatët për arritjen e një konsensusi mes palëve.

13.07.2015

Burimi: Gazeta Tema

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.