Postuar me: 11:08 23-06-2015

Rezultatet në 54 bashki, e majta fiton 41, e djathta 13 (Burimi: Gazeta Shekulli, www.shekulli.com.al)

lajm-shqip RezultatetVotimet e 21 qershorit u quajtën historike, për shkak se qytetarët shqiptarë votuan për herë të parë sipas ndarjes së re territoriale. Rezultatet rikonfirmojnë edhe një herë për pushtetin e së majtës, ndërsa në Tiranë udhëheq Veliaj.

Rezultatet e deritanishme nxjerrin fitues me një diferencë të thellë koalicionin e majtë “Aleanca për Shqipërinë Evropiane”, ku 47.49 për qind e shqiptarëve me të drejtë vote iu janë drejtuar dje kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj në 61 bashki.

Qytetarët shqiptarë votuan për 157 kandidatë për kryetar në 61 bashki. 63 parti garuan për të pasur përfaqësuesit e tyre në 1595 vende në këshillat e bashkive. 52 parti janë pjesë e dy koalicioneve të mëdha, Aleancës për Shqipërinë Evropian (37) dhe Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet (15), ndërsa 11 parti garuan të vetme.

Policia e Shtetit mori masa për garantimin e mbarëvajtjes së procesit, ku nuk u shënuan incidente zgjedhore. Në zgjedhjet e këtij viti mbi 143 mijë votuan për herë të parë. I gjithë procesi u monitorua nga rreth 3 mijë vëzhgues, 274 prej të cilëve përfaqësues të ODIHR-it.

08:48 – 37 kuti pa numëruar, mbi 41,000 vota më shumë për Veliajn

37 kuti e ndajnë shpalljen e rezultatit të votimeve për Bashkinë e Tiranës, ndërkohë që diferenca mes dy kandidatëve është 41,633 vota për Erion Veliajn.

Në numërimin e 827 kutive të votimit, nga 864 gjithsej, kandidati i majtë, Erion Veliaj, ka siguruar 152483 vota (53.59 %), kundrejt kandidatit të tij të djathtë, Halim Kosova, i cili ka marrë 110850 vota (38.96 %).

Në vend të tretë renditet kandidati i pavarur për Tiranën, Gjergj Bojaxhiu, me 15283 vota (5.37 %), për të vijuar me Sazan Guri me 3166 vota (1.11 %),  Arben Tafaj me 1872 vota (0.66 %) dhe Dhimitër Muslia me 871 vota (0.31 %).

04:14 – Përfundon numërimi në Kavajë, Roshi fiton bindshëm përball Carës

Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane Elvis Roshi ka fituar me rezultat të thellë në bashkinë e Kavajës përball rivalit të tij demokrat Engjëll Cara.

Sapo është mbyllur i gjithë procesi i numërimit të votave në Kavajë, ku në 86 qendra votimi Roshi ka siguruar 63.61% ose 16540 vota, kundrejt 9446 votave të Carës, 39.36%.

Ky është mandati i dytë për Roshin në krye të bashkisë Kavajë.

Bashkitë e fituara nga kandidatët e majtë:

1. Poliçan, Adriatik Zotkaj
2. Skrapar, Nesim Spahiu
3. Pukë, Gjon Gjonaj
4. Fushë-Arrëz, Fran Tuçi
5. Has, Adem Lala
6. Delvinë, Rigles Balili
7. Kolonjë, Arben Malo
8. Libohovë, Luiza Mandi
9. Belsh, Arif Tafani
10. Himarë, Jorgo Goro
11. Cërrik, Altin Toska
12. Konispol, Shuaip Beqiri
13. Pustec, Edmond Themelko
14. Mirditë, Ndrec Dedaj
15. Roskovec, Majlinda Bufi
16. Ura Vajgurore, Juliana Memaj
17. Gramsh, Luljeta Dollani
18. Sarandë, Floriana Koka
19. Rrogozhinë, Beqir Nuredini
20. Korçë, Sotiraq Filo
21. Peqin, Saimir Hasalla
22. Tepelenë, Tërmet Peçi.
23. Kurbin, Artur Bardhi
24. Lushnje, Fatos Tushe
25. Këlcyrë, Klement Ndoni
26. Shijak, Ardian Kokomani
27. Memaliaj, Durim Rroshi
28. Fier, Armando Subashi
29. Gjirokastër, Zamira Rami
30. Elbasan, Qazim Sejdini
31. Librazhd, Kastriot Gurra
32. Patos, Rajmonda Balilaj
33. Divjakë, Fredi Kokoneshi
34. Maliq, Gëzim Topçiu
35. Vlorë, Dritan Leli
36. Bulqizë, Melaim Damzi
37. Kuçovë, Selfo Kapllani
38. Dibër, Shukri Xhelili
39. Prrenjas, Miranda Rira
40.Kavajë, Elvis Roshi
41. Finiq, Leonidha Kristo (Mega)

Bashkitë e fituara nga kandidatët e djathtë:

1. Klos, Basir Çupa
2. Tropojë, Besnik Dushaj
3. Përmet, Niko Shupuli
4. Mat, Nezir Rizvani
5. Selenicë, Përparim Shametaj
6. Vorë, Fiqiri Ismaili
7. Pogradeci, Eduart Kapri
8. Vau i Dejës, Zef Hila
9. Kukës, Bashkim Shehu
10. Mallakastër, Agron Kapllanaj
11. Dropull, Arqile Deçka
12. Devoll, Bledjon Nallbati
13. Lezhë, Fran Frrokaj

Në bashkitë e mbetura vijon numërimi i votave.

23:38 – Kandidati i majtë, Shukri Xhelli shpallet fitues i Bashkisë së Dibrës

Kanë ngelur edhe 10 kuti për tu numëruar në Dibër, por duket se fitorja është e kandidatit të ASHE-së pasi kryeson me  3000 vota.

Numëuesit e PD-së kanë braktisur procesin, ndërkohë e majta nis festimet.

Kandidati i majtë, Shukri Xhelli shpallet fitues i Bashkisë së Dibrës përballë kandidati të APPD-së, Ilir Klosit.

23:00 – ASHE-ja fiton edhe Shijakun

Në Shijak kanë përfunduar së numëruari 53 qendrat e votimit dhe është shpallur fitues kandidati i ASHE-së, Ardian Kokomani, i cili mori 9253 vota ose 58.40% kundrejt të rivalit të tij demokrat Redi Saraçi, i cili mori 6358 ose 40.13%.

Ndërsa kandidati i Aleancës Popullore, Mehmet Rakipi, mori 232 vota ose 1.46%.

22:49 – Përfundon procesi në Bulqizë, fiton ASHE

Melaim Damzi fiton në Bulqizë me 57.9%,  duke u zgjedhur kryetar bashkie në këtë qytet. Kandidati i së majtës ishte në garë me kundërshtarin e djathtë Durim Balla, i cili mori 42.1% të votave.

22:45 -Përfundon procesi në Kuçovë, fiton e majta

Selfo Kapllani shpallet fitues i Bashkisë së Kuçovës.

Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Evropiane mori rreth 57. 1 % të votave përballë kundërshtarit të tij të djathtë Myslim Haxhi i cili mundi të marrë 41. 9% të votave.

21:45 –  Në Vlorë fiton bindshëm ASHE

Kryetari i ri i Bashkisë së Vlorës do të jetë zyrtarisht Dritan Leli. Pas mbylljes së procesit të numërimit të votave, kandidati i majtë i ASHE-së, ka fituar me 32514 vota, kundrejt rivalit të tij demokrat, Genc Deromemaj, i cili ka marrë 17267 vota. Një diferencë prej 15 mijë votash ajo e Lelit kundrejt Deromemajt.

21:34 – Përrenjas fiton kandidatja e majtë, Miranda Rira

Kryetare e Bashkisë së Përrenjasit për 4 vitet e ardhshme do të jetë Miranda Rira, kandidatja e ASHE-së.

Rira mori rreth 60 % të votave, ndërsa kundërshtari i saj, kandidati i Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet mori rreth 40 % Bajazit Karriqi të votave.

20:31 Përfundon procesi në Lezhë, fiton e djathta

Votat e qytetarëve të Lezhës kanë shpallur fitues kandidatin e APPD-së, Fran Frrokaj me 55% të votave, kundrejt 45% të kandidatit të ASHE-së, Viktor Tushaj.

Tushaj humbi bashkinë e Lezhës pas dy mandateve dhe nuk arriti të fitojë mandatin e tretë në këto zgjedhje.

20:30 Përfundon procesi në Gjirokastër, fiton e majta

Zamira Rami është kryetarja e re e Bashkisë së Gjirokastrës e shpallur fituese me rreth 2 mijë vota para përballë kandidatit të djathtë, Igli Kokalari.

Rami mori 11331 vota, ndërsa Kokolari  9535 vota.

20:15 – Lazarati ‘hakmerret’ ndaj PS-së, 93,5% votojnë PD-në

Numërimi i kutive në Lazarat sapo ka përfunduar, ku rezultati është në favor të Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet. Koalicioni i djathtë me akdnidatin, Igli Kokalari, ka fituar me 1804 vota ndaj koalicionit të majtë. Plot 1777 vota është diferenca, më e thella në çdo zonë tjetër votimi. APPD ka marrë kështu 93,5 përqind të votave në këtë qendër votimi.

20:04 – Përfundon procesi në Patos, fiton ASHE

Rajmonda Balilaj është kryetarja e re e Bashkisë së Patosit. Kandidatja e Aleancës për Shqipërinë Evropiane u shpall fituese me 61.8 % të votave përballë kandidatit të djathtë Luan Mustafaj, i cili mundi të marrë 38. 2 %.

20:00 – Përfundon procesi në Elbasan, fiton ASHE

Qazim Sejdini rikonfirmon një mandat të tretë në bashkinë e Elbasanit. Kandidati i aleancës së majtë mori 60.26 % të votave përballë 39.74 % që mundi të siguronte kandidati i koalicionit të djathtë, Ardjan Turku.

19:41- E majta fiton 30 bashki, e djathta 12

Ka përfunduar numërimi në 42 bashki nga 61 që janë gjithsej. Koalicioni i majtë i Aleancës për Shqipërinë Evropiane ka fituar 30 bashki, ndërsa koalicioni i djathtë 12.

E majta ka fituar në 29 bashki të cilat janë: Pustec, Has, Kolonjë, Libohovë, Delvinë, Belsh, Konispol, Fushë Arrëz, Mirditë, Himarë, Pukë, Roskovec, Poliçan, Urën Vajgurore, Skrapar, Kurbin, Finiq, Peqin, Divjakë, Gramsh, Maliq, Korçë, Tepelenë, Këlcyrë, Cërrik, Rrogozhinë, Librazhd, Sarandë, Lushnjë.

E djathta fiton 12 bashki: Përmet, Tropojë, Klos, Selenicë, Vorë, Devoll, Mat, Pogradec, Vaun e Dejës, Mallakastër, Dropull, Kukës.

19:38 – ASHE fiton në Fier

Armando Subashi shpallet kryetari i ri i Bashkisë së Fierit. Ish-deputeti socialist mori rreth 54.8 % të votave përballë kandidatit të Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet, Enkelejd Alibeaj, me rreth 39.8 %. Për këtë bashki garonte edhe Albert Çaçi, i Partisë Social Demokrate, i cili ka marrë 6.3 % të votave.

19:00- Finiqin e merr e majta

Ka përfunduar numërimi i votave në Finiq, ku fitues ka dalë kandidati i koalicionit të majtë Leonidha Hristo, përfaqësues i minoritetit etnik grek.

18:55 – Përfundon procesi në Memaliaj, fiton ASHE

Durim Roshi shpallet fitues për Bashkinë e Memaliajt. Kandidati i majtë mori 37.5 % të votave përballë 5 kandidatëve të tjerë që garuan për këtë bashki.

Pas Roshit, radhitet kandidati i Partisë Social Demokrate, Albert Malaj me 20.7 % të votave. Ndërsa,  Sadik Xhelili i Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet me vetëm 9.32% të votave.

18:20 – Në Devoll  fiton  kandidati i APPD-së

Bledjon Nallbati i së djathtës fiton Bashkinë e Devollit. Nallbati u shpall fitues me mbi 50 % të votave, në një rezultat shumë të ngushtë me kandidatin e së majtës, Kosta Qaja.

Kandidati i djathtë mori 9620 vota, ndërsa kandidati i majtë 9165 vota.

18:19- Kukësin e fiton e djathta

Ka përfunduar numërimi i votimeve në Durrës ku fitues është shpallur kandidati demokrat Bashkim Shehu përballë Hasan Halilajt nga e majta.

17:50 – Përfundon procesi në Kurbin, fiton ASHE

Kandidati i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Evropiane”, Artur Bardhi ka dalë fitues në këtë garë për bashkinë e Kurbinit, me 11192 vota.

Edhe pse u tërhoq nga gara, kandidati i djathtë, Altin Biba, ka marrë 2313 vota nga votuesit e së djathtës.
17:45 – Fiton APPD-ja në Dropull

Ahilea Deçka, kandidatja e Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet fiton bashkinë e Dropullit me 46.6% të votave.

Pas saj vjen kandidati i pavarur, Hristo Duci me 37.13% të votave.

17:40 -Lushnjë, kandidati socialist Tushe zgjidhet kryetar bashkie

Ka përfunduar në rrethin e Lushnjës numërimi për kandidatët për kryetarë bashkie. Në garë ishin, për koalicionin e majtë Fatos Tushe dhe për koalicionin e djathtë, Darien Xhindoli. Pas numërimit të 165 kutive, fitues doli kandidati i ASHE-së, Fatos Tushe, me 25026 vota kundrejt 22912 të kandidatit Xhindoli.

17:39 – Kandidati i majtë, Altin Toska shpallet fitues në Cërrik

Altin Toska është fituesi i Bashkisë së Cërrikut, me 9405 vota.

Toska ka mundur të marrë më shumë vota se kandidati i Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet, Qamil Boja, i cili mundi të marrë 6401 vota.

17:30 – Përfundon procesi në Këlcyrë, fiton ASHE

Kandidati i majtë, Klemend Ndoni, është fituesi i baskisë Këlcyrë me 2415 vota, ndërsa kandidati i pavarur Bujar Fezga, 2264 vota.

17:23 – E djathta fiton Bashkinë e Mallakastrës

Kandidati i koalicionit “Aleanca Popullor për Punë dhe Dinjitet”, Agron Kapllanaj, shpallet fitues i bashkisë së Mallakastrës me 1750 vota më shumë se kandidati i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, Shyqyri Kapllani.

17:00 – Vau i Dejës, Zef Hila i APPD-së shapllet fitues

Me 2 mijë vota diferencë kandidati i Partisë Demokratike, Zef Hila, ka fituar bashkinë e Vaut të Dejës përballë kandidat të ASHE-së, Gjok Lleshi.

Kandidati i APPD-së, Zef Hila mori 8585 vota, ndërsa kandidati i majtë, Gjok Lleshi doli me 6926 vota.

16:20 – Mbyllet numërimi në Njësinë 8, fiton Veliaj

Deputeti socialist, Ervin Bushati, nga Njësia numër 8 së bashku me një grup mbështetësish në një deklaratë për mediat tha se, numërimi përfundoi për këtë njësi dhe Erion Veliaj është shpallur fitues. Bushati u shpreh entuziast duke e cilësuar këtë fitore si historike pasi është hera e parë që e majta merr fitoren në këtë njësi që ka votuar tradicionalisht djathtas.

16:16 – ASHE fiton në Tepelenë

Kryetari i ri i bashkisë së Tepelenës është kandidati i ASHE-së, Tërmet Peçi, i cili ka mundur të marrë 4016 vota, një rezultat i thellë ky përballë kandidatit të APPD-së, Veip Çelës, me 1826 vota.

15:57 – Pogradeci fitohet nga aleanca e djathtë, pas 15 vitesh

Përfundon procesi i numërimit në Bashkinë e Pogradecit, ku kandidati i djathtë, Eduart Kapri, fitoi kundrejt kandidates së majtë, Diana Mile, me një diferencë prej 1680 votash. Një kandidat i djathtë fiton Bashkinë e Pogradecit për herë të parë pas 15 vitesh.

15:40 – Maliq, Gëzim Topçiu i ASHE-së shpallet fitues

Kandidati i majtë, Gëzim Topçiu ka mandatin e dytë në Bashkinë e Maliqit. Topçiu mori 10955 vota, ndërsa kandidati i APPD-së, Xhevdet Belishta, mori 9590 vota.

15:30 – E majta fiton Bashkinë e Sarandës

Koalicioni i majtë i Aleancës për Shqipërinë Evropiane ka fituar Bashkinë e Sarandës me kandidaten e tij Florjana Koka, e cila fitoi me 53% të votave, në raport me kandidatin e djathtë.
Mbi 1200 vota për kandidaten socialiste e cila garonte përballë Kreshnik Bozhos të koalicionit të djathtë, kanë bërë diferencën e mjaftueshme për të renditur një tjetër bashki “në drejtimin e duhur”.

14:23 – Korça, ASHE fiton me 7000 vota diferencë

Përfundon numërimi në Korçë ku fitues me një diferencë të lartë u konfirmua kandidati i ASHE-së, Sotiraq Filo. Kandidati i majtë Filo fiton me mbi 7000 vota diferencë ndaj kandidatit të djathtë, Gjergj Meros. Sotiraq Filo, i cili prej dy vitesh është kryebashkiak i Korçës, është rikonfirmuar me votën e qytetarëve në krye të bashkisë së këtij qyteti.

Pas zyrtarizimit të fitores, Filo është shprehur se Bashkia e Korçës do të vijojë në rrugën e suksesit, tashmë duke investuar edhe në fshatra, të cilat janë bërë pjesë e bashkisë, për shkak të ndarjes së re territoriale.

13:37 – ASHE fiton në Gramsh

Mbyllet procesi i numërimit të votave edhe në Bashkinë e Gramshit, ku fitues shpallet kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane, Luljeta Dollani me 2764 vota më shumë, se kandidati i Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet, Kodhel Çala. Dollani mori 8746 vota, ndërsa Kodhel Çela arriti të merrte 5982 vota.

13:14 – Mbyllet numërimi në Vorë, fiton PD-ja

Kandidati i koalicionit “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet”, Fiqiri Ismaili ka fituar me 239 vota diferencë përballë kandidati të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Evropiane”, Luan Sallaku. Në përfundim të procesit të numërimit të votave, Fiqiri Ismaili, duke folur për gazetarët deklaroi se falënderon kandidatin kundërshtar për garën, ndërsa i cilësoi farsë akuzat për votues fiktivë. “Do të përmirësojë ndjeshëm jetën e qytetarëve. E falënderoj kandidatin për garën dhe i uroj gjithë të mirat. Padia për listë fiktive është farsë për të diskretituar figurën time. Vora nuk ka pasur listë fiktive. 6 muaj e fundit janë shpërngulur vetëm 60 familje”, deklaroi Ismaili.

Ndërkohë që kandidati i majtë për Vorën, Luan Sallaku, u shpreh se nuk e do e pranojnë rezultatin. Ismaili u akuzua vetëm një javë para zgjedhjeve për manipulimin e zgjedhjeve dhe blerje votash. Prokruroia po heton lidhur me denoncimin e bërë nga një qytetar ndaj kandidatit të PD-së, i cili nëse shpallet fajtor rrezikon nga gjashtë muaj deri në 1 vit burgim.

13:10 – Mat, fiton kandidati i djathtë Nezir Rizvani

Nezir Rizvani, kandidati i djathtë për Bashkinë e Matit shpallet fitues me 170 vota më shumë se Adelina Farici, kandidate e Aleancës për Shqipërinë Europiane.

13:08 – Selenicë, fiton kandidati i djathtë Përparim Shametaj

Kandidati i djathtë për Bashkinë e Selenicës, Përparim Shametaj me 6.096 vota ose me 53,8 % të votave ka dalë fitues. Shametaj garonte përballë kandidates së pavarur Alma Golemaj, e cila ka marrë vetëm 151 vota dhe Kasëm Cenajt i mbështetur nga ASHE, ky i fundit ka marrë 5078 vota ose 44.86 vota.

13:00 – Mbyllet numërimi në Belsh, fiton ASHE

Përfundon numërimi edhe në Belsh, ku fitues ka dalë Arif Tafani i ASHE-së, me 45.51%, ndërsa Asqeri Kuqja i APPD-së ka marrë 38.45% të votave.

12:50 – PS fiton në Poliçan

Kandidati i majtë për Bashkinë e Poliçanit, Adriatik Zotkaj, ka fituar me një rezultat bindës duke marrë 72,5% të votave. Ndërsa kundërshtari Florian Qama ka marrë vetëm 27.5%

12:35 – ASHE fiton garën për Bashkinë e Urës Vajgurore

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave edhe në Bashkinë e Urës Vajgurore, fituese është shpallur kandidatja e ASHE-së, Juliana Memaj, e cila ka marrë 8908 vota, përkundrejt 6419 votave që ka marrë kandidati i APPD-së Bujar Hoxhaj. Nga 50 kuti, njëra doli me probleme dhe nuk u mor në shqyrtim për t’u numëruar.

12:30 – Veliaj fiton në lagjen e Bashës

Kandidati i majtë për Tiranën, Erion Veliaj, arrin të mund kundërshtarin e tij të djathtë pikërisht në lagjen e liderit demokrat, Lulzim Basha.

Edi Rama humbi në këtë zonë me 650 vota në zgjedhjet e fundit, kurse tani Veliaj duket se do të ketë një rezultat të ndryshëm.

Mësohet se, në minutat e fundit kandidati i majtë ka kaluar 79 vota para në numërimin e kutive të njësisë tetë, një nga “kështjellat” elektorale historike të së djathtës në Tiranë.

11:35 – Mbyllet numërimi në Bashkinë e Klosit, fiton e djathta

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave edhe në Bashkinë e Klosit, ku është shpallur fitues kandidati i Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet, Basir Çupa. Çupa ka marë 935 vota ndërsa kandidatja e Aleancës për Shqipërinë Europiane, Valbona Kola ka marë 608 vota.

11:25 – Mbyllet Roskoveci, fiton kandidatja e ASHE-së

Majlinda Bufi, kandidatja e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Evropiane” është shpallur fituese në Bashkinë e Roskovecit. Bufi fitoi përballë kandidatit të “Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet”, Gëzim Çaushi.

11:19 – Aleanca e djathtë merr Përmetin dhe Tropojën

PËRMET – Në Bashkinë e Përmetit fitues shpallet kandidati i aleancës së djathtë Niko Shupuli, me 4771 vota (58.58%), kundrejt 3138 votave (38.53 %) të kandidatit të majtë, Gilberto Jaçe.

TROPOJË – Aleanca e djathtë arrin të fitojë Bashkinë e Tropojës me kandidatin e saj, Besnik Dushaj. Ky i fundit arriti të siguronte 5810 vota (51.94 %), ndërsa kandidati i majtë Rexhe Byberi, mori 4992 vota (44.63 %).

10:00 – Aleanca e majtë merr 12 bashki

SKRAPAR – Procesi i numërimi u mbyll mëngjesin e kësaj të hëne në Skrapar, ku fitues ka rezultuar kandidati i ASHE-së, Nesim Spahiu, i cili mori 84.43% të votave, ndërsa rivali i tij demokrat, Hajredin Bakjasi, mori 15.57% të votave.

DELVINË – Përfundoi mëngjesin e sotëm procesi i numërimit në Bashkinë e Delvinës. Fitues i këtyre zgjedhjeve doli kandidati i majtë, Rigels Balili, me një diferencë të lartë votash. Balili merr postin e kryebashkiakut të Delvinës, duke rrëzuar nga ai post kandidatin e djathtë që pretendonte mandatin e tretë.

Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Evropiane, Rigels Balili, u shpall fitues me 72.8% të votave, ndërsa kandidati i djathtë, Dhurim Alinani mori 27.2% të votave. Konvertuar në vota respektivisht Rigels Balili caktohen në postin e kryebashkiakut me 4735 vota, kundrejt kundërshtarit të tij që mori 1769 vota.

LIBOHOVË – Me përfundimin e votimeve në Bashkinë e Libohovës fituese u shpall kandidatja e ASHE-së, Luiza Mandi, e cila mori 1692 vota (53.65%), duke mundur kandidatin e djathtë Altin Çomon, që mori 1462 vota (46.35%).

PEQIN – Edhe Bashkia e Peqinit është fituar nga një kandidati i majtë, Saimir Hasalla, i cili arriti të merrte 9020 vota ose 67.94 % të tyre, ndërsa Albert Kreçi kandidati i APPD mori 4284 vota ose 32.06 %.

FUSHË ARRËZ/PUKË – Po ashtu edhe bashkia e Fushë Arrzit dhe e Pukës është fituar nga kandidatët e ASHE, por me një diferencë të vogël. Në Pukë Gjon Gjonaj arriti të fitonte me një diferencë vetëm me 97 vota, ndërsa në Fushë Arrëz diferenca ishte vetëm 66 vota. Kandidati i ASHE-së Gjonaj arriti të fitonte me 4122 vota (50.9 %), ndërsa kundërshtari i tij i djathtë Rrok Dodaj mori 3976 vota (49.1 %).

HAS – Kandidati i majtë për Bashkinë e Hasit fiton mandatin e dytë. Përfundoi në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm procesi i numërimit në Bashkinë e Hasit.  Adem Lala i koalicionit të majtë arriti të fitojë me 4884 vota ose 52.98%, ndërsa kandidati i APPD, Elez Maçi arriti të merrte 4245 vota ose 46.05%. Në garë për këtë bashki ishte edhe kandidati i PSD-së, Gëzim Ukperaj, i cili mori vetëm 0.97% të votave.

KOLONJË – Përfundon numërimi edhe në Bashkinë e Kolonjës duke nxjerrë fitues kandidatin e ASHE-së, Arben Malo, me 4997 vota(53.45 %), kundrejt kandidatit të djathtë, Viktor Duro, që u votua nga 4076 qytetarë (44.69 %). Në garë për Bashkinë e Kolonjës ishte dhe kandidati i PSD-së, Paqësor Cane, i cili mori vetëm 154 vota (1.86 %).

PUSTEC – Gjithashtu edhe Bashkia e Pustecit u fitua nga kandidati i majtë Edmond Themelko me 2075 vota (80.96 %), ndaj kundërshtarit të tij Miallaq Apostollovski, i cili mori 488 vota (19.04 %).

MIRDITË – Në Bashkinë e Mirditës, Ndrec Dedaj, i ASHE-së ka fituar me 55.37% të votave, ndaj 44.63% të votave të Gjergj Prengës së APPD-së.

HIMARË – Bashkia e Himarës u fitua sërish nga kandidati i majtë, Jorgo Goro. Kandidati i ASHE-së Goro merr mandatin e dytë të tij në krye të Himarës me 4747 vota. Ai ka lënë pas konkurrentin e tij kandidatin e PBDNJ-së, Fredi Beleri, me një diferencë prej 2412 votash.  Beleri mori 2335 vota, ndërkohë që kandidatja demokrate Lefteri Prifti siguroi 596 vota dhe kandidati i pavarur Vladimir Kumi, 861 vota.

KONISPOL – Kandidati i majtë, Shuaip Beqiri, fiton zgjedhjet për Bashkinë e Konispolit me 2245 vota (43.93 %). Ndërkohë që rivali i tij i djathtë, Ismail Murtaj, mori 1831 vota (35.83 %).

 

23.06.2015

Burimi: Gazeta Shekulli

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.