Postuar me: 10:26 12-06-2012

Rihanna nudo, reklama gjigante në ‘Times Square’

Shperndaje
Etiketat

Rihanna ia arrin të jetë përherë e kudondodhur. Dhe, jo vetëm nëpër tabloide, revista dhe në website thashethemesh në të gjithë botën. Pop stari tani qëndron edhe në sheshin më të famshëm të botës, ‘Times Square’, në New York, në një karton gjigand ku i bën reklamë një parfumi.

Një pamje shumë e madhe e saj në të cilën këngëtarja bukuroshe duket plotësisht nudo, në një pozicion që arrin t’i mbulojë pjesët intime. Rihanna ka lançuar së fundi parfumin e saj të ri “Rebelle”, dhe kjo është arsyeja e shfaqjes së 24-vjeçares nga ishujt Barbados në reklamën gjigante, ku duket si gjithmonë, shumë sensuale dhe provokuese.
12 qershor 2012

 

Burimi: Gazeta Shqip

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.