Postuar me: 8:22 14-06-2012

“Rozana Radi, 82 orë punë e detyruar për bashkinë”

Shperndaje
Etiketat

Prokuroria e Tiranës kërkon që Rozana Radi t’i shërbejë komunitetit duke punuar 82 orë. Prokurori Ervin Karanxha ka lexuar dje pretencën pas sherrit midis këngëtareve “Rozana-Rezarta”. Sipas akuzës, Radi të punojë në shërbim të Bashkisë së Tiranës, duke u caktuar që të pastrojë rrugët e kryeqytetit. Akuza pohon se provë janë edhe dëshmitë e disa punonjësve të policisë për ngjarjen e datës 5 dhjetor 2010. “Nga prezantimi që na u bë, njëra quhej Rozana Radi dhe tjetra Rezarta Shkurta. Të dyja këto shtetase thanë se ishin këngëtare. Shtetasja Rozana Radi, duke bërtitur, na tha se Rezarta e kishte qëlluar me pëllëmbë në makinën e saj, ndërsa Rezarta thoshte se ‘unë erdha për t’u sqaruar, por Rozana ishte në gjendje të rëndë, më goditi dhe unë iu kundërpërgjigja për t’u mbrojtur’. Rozana gjatë kësaj kohe e shau rreth dy herë Rezartën”, pohuan punonjësit e policisë.

14.06.2012

 

Burimi: Gazeta Shqip 

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.