Postuar me: 11:40 24-05-2012

Ruçi:Po votojmë kundër vetes.Patozi:PS bllokon

Shperndaje
Etiketat
kuvendi-i-shqiperise

kuvendi-i-shqiperise

TIRANE- Akuza te ndersjella mes pozites dhe opozites per ceshtjen e reformave ne nisje te seances se sotme te Kuvendit te Shqiperise. Kreu i grupit kuvendor te PS-se, Gramoz Ruci ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit se kryeministri ka abuzuar teksa ka deklaruar se eshte opozita ajo qe bllokon reformat.

“Pikërisht sot në këtë datë të shënuar nga ndërkombëtarët, ne po votojmë kundra vetes për progres raportin e vjeshtës, kundra vetes për marrjen e statutisit kandidat. Axhenda e kuvendit të jetë ajo që kemi miratuar dhe të vazhdojë normalisht seanca e ditës së sotme.  Zgjdhja e presidentit është është politik dhe moral dhe përsa i përket këtyre të fundit ne duhet të fitojmë kohën e humbur për të plotësuar rekomandimet për përmbushjen e reformave” tha  Ruçi.

Sa i takon reformes zgjedhore, sipas Rucit, opozita ka kërkuar listën e zgjedhësve, certifikimin e kartave të identitetit, ka kërkuar transparencën e zgjedhjeve që është mollë e ndaluar për kryeministrin, administrimin e zgjedhjeve dhe meqë kryeministri e ka kaq përzemër rekomandimet e ODIHR-it, rekomandimi është rikompozimi i KQZ-së.

“Ky është rekomandimi themor i ODIHR-it që kryemministri bën sikur e harron. E pra kjo është thembra e Akilit që ODIHR kërkon” tha ai Ruçi.

Ruci eshte ndalur edhe ne tragjedine e Himares, duke kerkuar hetime te plota per zbardhjen e ngjarjes teper te rende, pasi sipas tij, politikanet jane edhe per parandalim, jo vetem per te bere ‘qokat’ ne raste te tilla.

“Duhet të nxjerrim përgjegjësi nga Himara. Organet kopetente të bëjnë punën por duhen marrë masa. Në këtë sallë është spekulluar shumë me aksidentet rrugore. Nuk dua të vë gishtin tek askush, por kemi patur gjithmonë shumë ç`të bëjmë për të parandaluar aksidentet”, tha Ruçi.

Patozi: Opozita po bllokon

Kreu i grupit Parlamentar të PD-së, Astrit Patozi ka akuzuar opoziten se ngaterron politiken me fatkqesite, madje po tenton te perdore politikisht edhe tragjedine e Himares.

Sipas tij, kush e përdhos kodin e vdekjes mban përgjegjësi, jo vetëm politike por edhe njerëzore. “Kjo vjen nga e një forcë politike që se ka bërë vetëm një herë, por ju them se politik e hienës nuk shpërblehet. E keni bërë me përmbytjen në Shkodër me Kosta Trebickën, doni ta bëni edhe me tragjedinë e Himarës”- tha Patozi.

Ne pergjigje te akuzave te Rucit per ceshtjen e reformave, Patozi deklaroi se eshte pikerisht opozita ajo qe po synon bllokimin.
“Që reformën parlamentare dhe zgjedhore ta përmbyllim sot e ka kërkuar zoti Fyle, me qëllim që të mos ta përdorni për zgjedhjen e presidentit, të gjithë e dimë që ethet presidenciale janë të forta e këto reforma dalin në plan të dytë pastaj. Ju po bllokoni reformat, ndaj nuk zbatohen rekomandimet e Fyles, për Presidentin ne i kemi votat”, tha Patozi.

Burimi: Panorama

 

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.