Postuar me: 11:34 13-03-2015

Sallatë jeshile me thana dhe arra (Burimi: Living, www.living.al)

Sallatë jeshile me thanaSallatë jeshile me thana dhe arra

Përbërësit:

  • Disa fletë sallate jeshile
  • 20 g domate të thata
  • 50 g kërpudha të prera dhe të pjekura
  • 20 kokrra arra të qëruara
  • Thana të thata
  • 100 ml verë e ëmbël
  • 50 ml uthull balsamike
  • 100 ml vaj ulliri
  • 1 lugë sheqer pluhur

Përgatitja:
Pasi kemi larë dhe tharë fletët e sallatës, i grijmë hollë dhe sipër tyre hedhim përbërësit e tjerë: domatet e thata, thanat, arrat dhe kërpudhat. Thanat e thata, para si t’i shtojmë në sallatë i zbusim në lëng portokalli. Më pas përziejmë në një enë verën e ëmbël, uthullën balsamime, sheqerin pluhur dhe i lemë të ziejnë për rreth 10 minuta në temperaturë të ulët. E lëmë përbërjen të ftohet dhe e përziejmë me vajin e ullirit. Në fund, e shërbejmë sallatën duke e spërkatur me salcën që përgatitëm.

13.03.2015

Burimi: Living

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.