Postuar me: 12:46 14-06-2012

Salma Hayek, “striptiste” në filmin “Americano”

Shperndaje
Etiketat

Paruke me ngjyrë të kuqe, geta rrjetë dhe taka super të larta. Aktorja meksikane, Salma Hayek ka veshur petkun e një balerine të lapdance në filmin “Americano”, me regji të  Mathieu Demy. Tepër e lirshme dhe provokuese në këtë version të pazakontë, Lola, ylli i një klubi privat i cili mban emrin e filmit (Americano)  arrin të bëjë për vete me sharmin dhe bukurinë e saj protagonistin tjetër të filmit i cili është në këtë rast edhe regjisori i tij.

Aktorja duket në superformë fizike teksa interpreton rolin e kërcimtares që performon në poza shumë sensuale. Megjithatë për aktoren meksikane Salma Hayek, nuk është hera e parë që zhvishet gjatë interpretimit të një roli.

Ndër rolet e shumta, dramatik, komik apo në dublimin e filmave me kartonë, 45-vjeçarja Salma Hayek është vlerësuar së tepërmi në versionin e saj trasgresiv në vitet ‘90 në filmin ‘Dogma’ dhe veçanërisht në filmin dramatik “Nga mbrëmja në agim”, të Robert Rodriguez, ku dallohet për një performancë shumë të veçantë, teksa kërcen thuajse nudo me një gjarpër gjigant rreth qafës.

14 qershor 2012

 

Burimi: Gazeta Shqip

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.