Postuar me: 16:35 27-10-2016

Samsung nuk trembet (Burimi: Top Channel, www.top-channel.tv)

samsungPavarësisht tërheqjes së Galaxy Note 7, Samsung është ende lider në tregun global të smartphone-ëve në tremujorin e tretë të 2016. Apple ka ende distancë me gjigantin koreanojugor, por të dyja kompanitë kanë humbje në treg.

Të dhënat janë publikuar nga shoqëria e analizës IDC dhe Strategy Analytics. Në periudhën e provës, sipas IDC, janë hedhur në treg në gjithë botën 363 milionë telefona, ku nuk përfshihen Samsung Galaxy Note 7, një rritje me 1% krahasuar me një vit më parë.

Në krye qëndron Samsung me 20% të dorëzimeve të tremujorit, i ndjekur nga Apple me 12 %. Sipas IDC, kompania koreanojugore ka humbur 13.5% në një vit, dhe Apple 5.3%. Ndërkohë në rritje janë produktet kineze. Huawei në vendin e tretë i ndjekur nga Oppo dhe Vivo.

Oppo është një markë mjaft e përdorur në Kinë dhe po fiton shumë shpejt përdorues edhe në Indi, në të gjithë Azinë.

“Pozicionet dominuese të Samsung në treg nuk është vënë në diskutim në terma të shkurtër, pavarësisht tërheqjes së Galaxy Note 7, por duhet të shihet impakti i kësaj ngjarjeje në termat afatgjatë”, thotë Melissa Cha, drejtoresha e grupit të studimeve IDC.

Mund të themi se Note 7 tashmë mund të jetë një kostum Hallouini, por blerësit e tij kaluan një eksperiencë të rrezikshme dhe kjo nuk ishte për të qeshur. Sipas The Guardian, një numër personash kanë pasur edhe dëmtime personale nga shpërthimi i Note 7, por Samsung nuk po i paguan kompensim.

Në një prej historive të raportuara, John Barwick thotë se është zgjuar në mes të natës teksa telefoni i tij kishte marrë flakë. Si rezultat ishte prishur komodina, krevat, tapeti, perdet, me një shumë prej 9 mijë eurosh. Megjithatë, Barwick thotë se Samsung nuk ka për ta dëmshpërblyer.

Terheqja globale nga Samsung e Note 7 është një hap i madh pas për të, por kompania duket se nuk do ti shpërblejë përdoruesit për çdo dollarë.

Burmi: Top Channel

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.