Postuar me: 14:45 11-06-2012

Sarkozy-Hollande, dueli i radhës në zgjedhjet parlamentare

Shperndaje
Etiketat

Francezët votuan dje për të përzgjedhur anëtarët e Parlamentit të ri të vendit

Vetëm një muaj pas zgjedhjeve presidenciale miliona francezë iu drejtuan të dielën kutive të votimit, në zgjedhjet e radhës për të caktuar anëtarët e Parlamentit të ri të Francës. Rezultatet e zgjedhjeve pritet të përcaktojnë nëse francezët do të mbështesin reformat që Presidenti i sapozgjedhur, Hollande, ka deklaruar se do të kryejë, apo nëse UMP e Sarkozisë, tashmë në opozitë do të imponojë qeverinë e saj. Mes propozimeve më të bujshme të Hollande janë ato për tatimin e francezëve shumë të pasur dhe përmirësimin e kushteve të punës për klasën e mesme. Votimet e sotme, që do të vazhdojnë me rundin e dytë, një javë më vonë, po ashtu do të tregojnë se sa fuqi kanë pjesëtarët e së djathtës ekstreme lidhur me politikat e tyre për imigrimin dhe për praktikat myslimane. Sipas sondazheve të bëra para zgjedhjeve, socialistët dhe të djathtët nuk pritet të kenë ndonjë diferencë shumë të madhe. Për secilën prej tyre mbështetja nuk e kalon shifrën e 32 për qind. Votimet për Asamblenë Kombëtare janë të ngjashme me ato presidenciale, me disa kandidatë në garë në çdo rajon zgjedhor në raundin e parë, përpara balotazhit që do të zhvillohet një javë më pas. Sipas ekspertëve, një fitore e socialistëve do t’i jepte mandatin Hollande që të vazhdonte me politikën e rritjes së taksave për të pasurit dhe të politikave të tjera fiskale që ka paralajmëruar. Nëse të majtët do të humbin, Presidenti Francois Hollande do të ishte i detyruar të shkarkonte nga detyra Kryeministrin e sapozgjedhur, Jean-Marc Ayrault dhe të zgjidhte një tjetër Kryeministër nga radhët e “UMP”-së. Një koalicion me të djathtën është ajo që socialistët duan të shmangin me çdo kusht, por sidoqoftë, bashkëpunimi me partinë e gjelbër dhe radikalët e majtë, sipas mediave franceze parashikohet gjithsesi i vështirë. “Besojmë se rezultati do të jetë shumë i ngushtë”, shpjegoi Eric Bonnet, drejtori i qendrës së sondazheve “BVA”. “Socialistët, në çdo rast nuk ka gjasa të sigurojnë një shumicë të plotë vote, prandaj ata duhet të përgatiten për një bashkekzistencë të vështirë në një qeveri koalicioni”. Këto zgjedhje do të jenë vendimtare edhe për partitë ekstremiste, me komunistët dhe Frontin Kombëtar të Marine Le Pen që synojnë të kapitalizojnë paraqitjen e mirë të zgjedhjeve presidenciale të muajit prill, duke grumbulluar sa më shumë deputetë në Asamble. Në rastin e Frontit, sipas sondazheve, kandidatë të partisë së ekstremit të djathtë do të jenë në gjendje të sigurojnë një vend në Asamblenë me 577 anëtarë për herë të parë që prej viteve 1980.

 

Votimet – Vetëm një muaj pas zgjedhjeve presidenciale miliona francezë iu drejtuan të dielën kutive të votimit, në zgjedhjet e radhës për të caktuar anëtarët e Parlamentit të ri të Francës

Rezultati – Rezultatet e zgjedhjeve pritet të përcaktojnë nëse francezët do të mbështesin reformat që Presidenti i sapozgjedhur, Hollande, ka deklaruar se do të kryejë apo nëse UMP e Sarkozisë, tashmë në opozitë do të imponojë qeverinë e saj.

11 Qershor 2012

 

Burimi: Gazeta Shqip

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.