Postuar me: 9:25 12-06-2012

Sekuestrohen 301 kg drogë në kufirin shqiptaro-grek

Shperndaje
Etiketat

Policia në shtetin fqinj, Greqi ka sekuestruar një sasi të madhe prej 301 kg hashash në kufirin me Shqipërinë. Droga është sekuestruar në zonën e quajtur Agius Pantes në kufi, mes fshatit Janjar dhe Filat.

Në pranga ka rënë poseduesi i drogës, një i ri 24-vjeçar grek, ndërkohë që policia ka shpallur në kërkim një të ri shqiptar i cili mendohet se i ka dorëzuar sasinë e drogës në kufi shtetasit grek.

Policia greke informon se sasia e drogës ishte ndarë në 283 pako dhe ishte fshehur në një furgon që rezultonte i vjedhur në Athinë dhe drejtohej nga 24-vjeçari grek i vënë në prangat e policisë.
12 qershor 2012

Burimi: Gazeta Shqip

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.