Postuar me: 10:53 12-06-2012

Sezoni turistik ne Durres, celet me ndotje alarmante

Shperndaje
Etiketat

Durresi cel sezonin e ri turistik, ndersa problemet e vjetra kete vit jane renduar edhe me shume. Duke mos permendur ndotjen e rende te detit nga ujerat e zeza, ne rreth 3 kilometra rere e det do te vazhdoje te kete vetem kater plazhe publike, pasi Bashkia ka deklaruar se nuk menaxhon dot siperfaqe me te madhe.

Gjithashtu nuk eshte miratuar asnje qindarke per aktivitete kulturore gjate sezonit veror. Nderkaq, kryebashkiaku Vangjush Dako ka fajesuar buxhetin e vonuar per mungesen e promovimit te turizmit jashte vendit.

“Eshte e vertete qe na ka munguar promovimi, nuk kemi marr pjese ne panaire per arsye te buxheteve tona tashme te ditura te kufizuara, por vete qyteti mikpritja do te jete promovim per kete vit per Durresin. Gjithe vizitoret qe vijne jane shume te kenaqur me Durresin. Fakti qe çdo vit rikthehen ne Durres tregon dhe nje here qe kane gjetur nje rehati ne Durres”, tha Vangjush Dako, kryetar i Bashkise se Durresit.

Plazhi i Durresit shtrihet nga Ura e Dajlanit deri tek Blloku i Vilave qeveritare, me siperfaqe totale prej 17 hektaresh. Pushuesit kane disa vjet qe ankohen se nuk ka plazhe te mjaftueshme publike, nderkohe qe edhe ato qe jane po zvogelohen gjithnje e me shume nga privatet.

Nga ana tjeter, mungesa e Keshillit Kulturor dhe mungesa e konsensusit ne Keshillin Bashkiak per ngritjen e kesaj strukture, ka bere qe te mos miratohen fondet per zhvillimin e disa aktiviteteve kulturore te planifikuara gjate veres.

08.06.2012

 

Burimi: Mjedisi Sot

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.