Postuar me: 12:12 14-06-2012

Shalsi: Zgjedhja e presidentit, një tjetër shkelm integrimit

Në nisje të seancës së sotme parlamentare, deputeti socialist, Eduart Shalsi,u shpreh se zgjedhja e një presidenti jokonsensual është një tjetër shkelm që maxhoranca i jep integrimit të vendit në BE. Duke iu referuar raportit të DASH dhe atij të Freedom House, Shalsi tha se në to imazhi i vendit damkoset për të disatën herë.

“Kemi dy raporte, që për hir të së vërtetës damkosin rishtas Shqipërinë. Raporti i DASH damkos rishtas zgjedhjet e 8 majit. Pak ditë më pas, raporti i Freedom House flet për katër të vrarët në mes të bulevardit. Pikërisht në këtë situatë pamë një mobilizim të jashtëzakonshëm të partnerëve tanë të kërkonin me ngulm zgjedhjen e një presidenti konsensual.

Si  për t’i dhënë një tjetër shkelm integrimit të Shqipërisë në BE, ju kthyet një vesh të shurdhër ndaj të gjitha atyre që donin ta shihnin atë në BE. Shqipëria e ka pasur një shembull të zgjedhjes së presidentit konsensual”, tha Shalsi.

14.06.2012

 

Burimi: Gazeta Shekulli

Rreth Autorit

Postuar 1 Koment
Mendimi i juaj
  1. Gjelosh Nika says:

    Me pelqen ky siti juaj do tja u rekomandoj dhe disa miqeve.

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.