Postuar me: 13:35 13-06-2012

Shansi i fundit

Shperndaje
Etiketat

Ka ardhur momenti i llogarive për Holandën dhe Portugalinë, sepse dy skuadrat që janë ende në thatësirë pikësh, nuk mund t’i lejojnë vetes hapa të tjerë falsë, që do t’i kthenin në shtëpi para kohe

Nuk falen hapat falsë për Holandën e Portugalinë, Gjermania do kualifikimin

Gjermania e Danimarka 3 pikë; Portugali e Holanda 0. Nga ky klasifikim do të rinisen sot ndeshjet e dyta të Grupit B, i konsideruar si grupi i ferrit. Ka ardhur momenti i llogarive, sepse dy skuadrat që janë ende thatë nuk mund t’i lejojnë vetes hapa të tjerë falsë, që do t’i kthenin në shtëpi para kohe. Nis në orën 18.00 në Leopoli me një sfidë të bukur Danimarkë-Portugali: Danezët me siguri nuk kishin imagjinuar të mund të prezantoheshin në këtë takim me një renditje shumë më të mirë se sa kundërshtarët e kuotuar. Trajneri Olsen, shumë i kënaqur për suksesin ndaj Holandës, e di mirë që është e ndaluar ulja e tensionit për të mos kompromentuar gjithçka. Skuadra e tij ka luajtur me shumë qetësi, nuk u ka lënë hapësira kundërshtarëve dhe mbi të gjitha ka demonstruar se nuk ka frikë. Tani duhet bllokuar në veçanti Kristiano Ronaldo, që dëshiron të lerë shenjë në kompeticion, pas ndeshjes së parë jo të mirë. Nga ana tjetër, Krohn Dehli, autori i golit fitues ndaj “Orange” po jeton fabulën e tij, pasi ka debutuar në moshën 29 vjeç në një fazë finale, pasi ishte përjashtuar në minutën e fundit për në Botërorin 2010. Portugalia nuk mund të gabojë më, është e detyruar të fitore 3 pikët për të luajtur gjithçka në ndeshjen e fundit. Ajo që shqetëson më shumë trajnerin Bento aktualisht është vështirësia e skuadrës së tij për të shënuar, një problem që nuk është i ri për kombëtaren luzitane. Bilanci është një gol në 4 ndeshjet e fundit (i shënuar nga Nani në miqësoren e fituar 3-1nga Turqia). Ndoshta mungon një finalizues i vërtetë, por sigurisht lojtarët të aftë të çojnë topin në rrjetë janë, duke nisur nga vetë Ronaldo, dhe kundër Gjermanisë diçka e interesante është parë. Një dorë mund t’ia japin mbrojtësit, si Miguel Velozo, autori i golit nga goditjet e dënimit në “play off”-in ndaj Bosnjës, që i hapi rrugën Portugalisë për në Euro 2012. Gjyqtar është skocezi Kreg Tomson. Në orën 20.45 a Kharkiv do të zbresin në fushë Holanda e Gjermania, që do gjykohet nga suedezi Jonas Erikson. Zhgënjimi ka qenë i madh në shtëpinë e Holandës për paraqitjen e Roben me shokë në humbjen e papritur ndaj danezëve: trajneri Bert van Marvijk ka nënvizuar se skuadra e tij ka prodhuar një numër të madh rastesh për gol, por nuk arriti t’i shfrytëzonte për faj të gabimeve dhe ndoshta nervozizmit të tepruar. Nënkampionët e botës kanë ndier peshën e presionit të madh mbi shpatulla dhe mbrojtja hera-herës është e brishtë. Sulmuesi Roben, i cili goditi një shtyllë dhe që akuzohet se ishte shumë altruist, është treguar i ashpër kur tha se vetë lojtarët e Danimarkës e pyesin ende veten se si ishte e mundur që fituan, por në futboll vlejnë golat. Sigurisht s’do të shikojmë një Holandë me dëshirën për t’u rikthyer. Joakim Lëv ka pranuar se Gjermania e tij ka marrë frymë lirisht për debutimin me sukses ndaj Portugalisë. Nga ai dhe djemtë e tmerrshëm pritet shumë dje nuk është sekret, që objektivi është kthimi në shtëpi me trofeun. Fitorja në debutim i ka dhënë më shumë qartësi një skuadre, që mund të luajë edhe më mirë sesa ndaj Portugalisë. Ka një precedent jo të këndshëm që Lëv dëshiron ta fshijë: 2 vite më parë në Botëror, pas fitores 4-0 ndaj Australisë, Gjermania u mund 1-0 nga Serbia. Dhe vlerat e Holandës, favorite njëlloj si gjermanët, nuk të jep mundësi të jesh i qetë. Por tulipanët do të duhet të sulmojnë më shumë sesa Portugalia dhe në mënyrë të paevitueshme do të lënë hapësira për lojtarë si Mario Gomez, që janë gati të përfitojnë.

 

Johakim Lëv – “Ndaj Holandës do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Do të ketë shumë përballje direkte të nivelit të lartë. Është një klasike e vërtetë”

Paulo Bento – “Danimarkën e kam mundur më parë, duhet vetëm ta përsërisim të njëjtën gjë. Kualifikimi është i mundur, duhet vetëm të zhbllokohemi në gjetjen e golit

13.06.2012

 

Burimi: Gazeta Shqip

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.