Postuar me: 8:07 13-06-2012

SHBA, Serbisë: Përmirëso raportet me Kosovën

Shperndaje
Etiketat

Shtetet e Bashkuara u janë bashkuar thirrjeve për Serbinë, që t’i përmirësojë raportet me Kosovën, pasi Bashkimi Evropian ka tërhequr vërejtjen se kjo çështje mund të jetë pengesë e madhe në rrugën e Serbisë për në BE.

Gati të gjithë presidentët e shteteve në rajon e bojkotuan inaugurimin e presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliqi, ditën e hënë.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Viktoria  Nuland, ka refuzuar të komentoj çështjen e bojkotit, por tha se sekretarja e shtetit, Hillari Klinton, ka folur me telefon me zotin Nikoliq, pas zgjedhjes së tij.

“Mesazhi ynë për qeverinë e Serbisë ishte që ne dëshirojmë të punojmë me presidentin e ri dhe ne dëshirojmë të shohim që Serbia të vazhdoj rrugën e integrimit, të jetë në paqe me Kosovën dhe të punoj për çështjet e mbetura, që ata i kanë së bashku”, u tha mbrëmë reporterëve, zëdhënësja Viktoria Nuland.

13.06.2012

 

Burimi: Gazeta Panorama

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.