Postuar me: 14:37 07-06-2012

Shemben ndërtesat, 10 të plagosur, 3 nën rrënoja

Shperndaje
Etiketat

BARI- Dy ndërtesa të vjetra janë shembur si pasojë e rrjedhjes së gazit në qendrën historike të Cenversano-s , në juglindje të Barit.

Nga të dhënat paraprake mësohet se tre persona janë ende nën rrënoja, ndërsa 10 është numri i të plagosurve, asnjë në gjendje të rëndë.

Nën rrënoja, u mendua fillimisht se mund të ishte edhe një fëmijë shqiptarë, por autoritetet kanë konfirmuar se nën rrënoja është një çift holandez dhe fëmija i tyre 18 muajsh. Konfirmimi ka ardhur nga kreu i policisë komunale, Giovani Di Capua.

Sipas mediave italiane, ndërtesa të tjera janë të rrezikuara dhe të pasigurta. Autoritet janë duke shqyrtuar mundësinë e shembjes së qëllimshme, për të eliminuar rreziqet.

burimi:Panorama

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.