Postuar me: 15:53 19-10-2016

Shërbimi i hemodializës. Hapet pavioni në Lezhë

rama-lezhe42 të sëmurë me insufiçencë renale dhe që e kanë të nevojshme për të bërë hemodializën, tani do ta marrin këtë shërbim në qytetin e tyre. Në spitalin rajonal të Lezhës është hapur qendra e re e hemodializës, e treta e këtij lloji në vend pas Vlorës dhe Shkodrës, duke i dhënë fund vuajtjeve të këtyre pacientëve.

Në këtë qendër janë instaluar 12 poste trajtimi, dy prej të cilave në salla të veçanta për pacientët me hepatit C dhe HIV. Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj vizituan pacientët në këtë qendër te hemodializës.

“Në Lezhë nuk ka ekzistuar më parë një shërbim i tillë. Këta pacientë e bënin hemodializën ose në Shkodër ose në Tiranë”, tha Beqaj.

Sipas ministrit të Shëndetësisë, pas Lezhës do të vijohet me hapjen e dy qendrave të tjera në Korçë dhe Elbasan.

Ndërkohë që deklaroi se për pacientët që kryejnë hemodializë do të ketë lehtësira për vizitat që ata kryejnë pranë mjekut nefrolog, marrjen e medikamenteve si dhe do të eleminohen radhët e pritjes për recetën mjekësore.

Burimi: Top Channel

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.