Postuar me: 7:41 18-06-2012

Shevçenko në dyshim ndaj Anglisë

Shperndaje
Etiketat

Ukraina

Ukraina rrezikon të luajë pa yllin e skuadrës, Andrij Shevçenko në sfidën vendimtare kundër Anglisë, e fundit në Grupin D, që do të zhvillohet të martën. Ish-sulmuesi i Milanit dhe Çelsit ka probleme prej një dëmtimi në gju dhe për këtë arsye, ai është detyruar të mungojë në seancën e parafundit stërvitore, përpara duelit me “Tre Luanët” në Donjeck. Një zëdhënës i federatës ukrainase ka bërë të ditur se “Shevçenko ka pësuar një goditje në gju, në pjesën e dytë të ndeshjes me Suedinë dhe një tjetër goditje në të njëjtin vend në sfidën përballë Francës. Lojtari e kishte të pamundur të stërvitej dhe është në dyshim për ndeshjen me Anglinë”. Stafi mjekësor i përfaqësueses së Ukrainës ka nënvijëzuar se doktorët po bëjnë të pamundurën që sulmuesi 35-vjeçar të rehabilitohet në kohë, megjithatë dyshimet qëndrojnë. Mungesa e tij do të ishte shumë e rëndë për Ukrainën.

18.06.2012

Burimi: Gazeta Shqip

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.