Postuar me: 15:32 24-10-2016

Shitësi i çajit pakistanez , historia sensacion i ri në internet (Burimi: Revista Class,www.revistaclass.al)

tea-manNë fillim të kësaj jave, interneti zbuloi personazhin e tij të radhës, një shitës çaji pakistanez nga Islamabadi.

Filloi e gjitha kur instagramistja Jiah Ali bëri një vizitë në Itwar Bazaar, disa muaj më parë. E tërhequr nga djali i ri pakistanez që shiste çaj të ngrohtë, ajo i shkrepi një foto, por nuk e kishte postuar deri këtë javë.

Arshad Khan u zbulua si djali që qëndron në qendër të gjithë kësaj zhurme dhe jeta e tij ka ndryshuar thelbësisht. Atij ia thanë miqtë që një foto e vet, duke përgatitur çaj me qumësht, ishte përhapur gjithandej. Ai, nuk ka telefon dhe nuk di të lexojë.

Arshad ka thënë për Samaa TV që është një nga 18 fëmijët e familjes dhe vjen nga Mardan, një provincë e Khyber Pakhtunkhwa në Pakistan. Ai shtoi që 40-50 vajza e kishin vizituar atë ditë dhe është i hapur për t’u shfaqur në role filmash, por duket se bota e modës do të jetë ndalesa e tij e parë. I riu ka nënshkruar menjëherë kontratë me Fitin. Jo keq për një 18-vjeçar që thjesht ishte duke bërë punën e vet…

Për këtë ngjitje meteorike të Arshad janë ngritur shqetësime për arsye të ndryshme. Ai është parë si një përmbysje e seksizmit, sepse jemi mësuar të shohim vetëm femra që bëhen të njohura për pamjen e tyre dhe këtë herë është një djalë, megjithatë mbetet seksizëm.

Gjithashtu është vënë në pah ndarja e madhe sociale që ekziston në Pakistan dhe mundësitë e pakta të shumë të rinjve që ashtu si Arshad nuk shkojnë kurrë në shkollë.

“Ajo që më shqetëson është habia e madhe që ai është chaiwala. Që është një djalë nga shtresat me të ardhura të ulëta dhe megjithatë është i pashëm”, shkruan Frahanaz Zahidi në Express Tribune.

Ndërsa të tjerë kanë shkruar që fytyra kaq të bukura mund t’i gjesh rëndom në zonën e Khyber Pakhtunkhwa-s dhe gjithë Pakistanin.

Ka shumë thesare të fshehura në botë…duhen hapur sytë!

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.