Postuar me: 10:13 28-05-2012

Shkodër, i vunë gjobë policit bashkiak, arrestohen dy të rinj

Shperndaje
Etiketat

SHKODËR- Forcat e policisë së Shkodrës arrestuan mëngjesin e sotëm dy të rinj të moshës 22 vjeçare, të cilët akuzohen për vënien e një gjobe financiare një efektivi të policisë bashkiake.

Sipas zëdhënëses së policisë se Shkodres, Fatbardha Çelepia, personat e arrestuar janë Kristian Suti dhe Gjegj Pëllumbi, të cilët rezultojnë të jenë të dënuar edhe më parë për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe vjedhje.

Sipas të njëjtit burim, arrestimi në flagrancë i tyre u bë në momentin kur ata po kërkonin të merrnin shumën e gjobëvënies prej 500 mijë lekësh punonjësit të policisë bashkiake, R. H.
(ma.ar/BalkanWeb)

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.