Postuar me: 14:12 16-06-2012

Shkodër, pranga pedagogut të Juridikut

Shperndaje
Etiketat

Policia ka ndaluar pedagogun Fran Qafa, akuzohet për korrupsion

Akuzat për mitmarrje kanë çuar në pranga një pedagog të universitetit “Luigj Gurakuqi”, të Shkodrës. Policia lokale ka njoftuar se sot është bërë ndalimi i Fran Qafës, me detyrë pedagog në Fakultetin Juridik, të universitetit “Luigj Gurakuqit”. Të njëjtat burime saktësojnë se pedagogu Qafa akuzohet se merrte lekë nga studentët, për t’i kaluar në provime. Sipas policisë Qafa ishte nën hetim prej disa kohësh, ndërkohë që sot është bërë e mundur dokumentimi i akuzave të ngritura ndaj tij. Ai është ndaluar nga policia dhe akuzohet për korrupsion pasiv. Nuk bëhet e ditur nëse hetimet kanë nisur pas ndonjë denoncimi konkret nga studentët dhe nëse është përdorur ndonjë “karrem” për të vërtetuar akuzat ndaj pedagogut.

16 qershor 2012

 

Burimi: Gazeta Shqip

Rreth Autorit

Postuar 3 Komente
Mendimi i juaj
  1. matrapazi says:

    Cudi e madhe, po pse si kujton ky popull, ky eshte pedagogu i vetem qe merr lek. Keta duan futur te gjithe ne burg.
    E bukura eshte qe ata qe do i fusin keta te fundit ne burg kan paguar per vete per te marre shkollen dhe me pas per te blere vendin e punes.

  2. alfred says:

    Petagogu Fran Qafa, eshte liruar, nga prokuroria e rrethit shkoder, dhe arrestimi i tij eshte cilesuar i pa ligjeshem. Ai as nuk eshte kapur ne flagrance, dhe as nuk eshte provuar kryerja e vepres penale te siper cituar, keshtu qe beni mire te pergenjeshtroni lajmin, sepse atij i eshte organizuar nje puc prej disa kohesh me prapavi politike dhe per ceshtje personale

  3. Alda says:

    nuk ka pse te pergenjeshtrohet nje lajm i tille per mendimin tim se ai pedagog i tille eshte,ne shqiperi nuk ka shtet se ai duhej shkarkuar nga puna po me nje grusht te mire lekesh te mbledhur nga studentet e mjere zoteria na kaloi klasen,policia e di shume mire se cka behet dhe se cka ndodh lart e poshte po kur vjen puna te rryshfeti fajtori behet i pafajshem madje engjell!!!
    Ai pedagog u ka djegur vitin shkollor shume studenteve jo vetem per leke por edhe per ceshtje te tjera…ai eshte i semure!!!fucking bastard

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.