Postuar me: 14:34 12-06-2012

Shqipëri-Kosovë, bashkëpunim në sistemin bankar

Shperndaje
Etiketat

TIRANË- Banka Qendrore e Kosovës dhe Banka e Shqipërisë do të bashkëpunojnë më fort mes tyre. Burime zyrtare bëjnë të ditur se, në konferencën me temë “Sistemi Bankar dhe Zhvillimi Ekonomik” që po zhvillohet në Prishtinë, guvernatorët e dy bankave shprehen përkushtimin për më shumë bashkëpunim, duke shpalosur kështu përvojat dhe arritjet e institucioneve që ata drejtojnë.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Gani Gërguri tha se BQK-ja është e përkushtuar që ruaj stabilitetin aktual financiar. Edhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani e vlerësoi lart bashkëpunimin mes dy bankave.

Marrëveshja u nënshkrua në kuadër të veprimtarive që po mbahen me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

12.06.2012

 

Burimi: Balkanweb

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.